E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cfare po ndodh ne Holande

22-10-2010 / Nga Joost Lagendijk

Fillimisht me duhet te pershendes te gjithe lexuesit e mi te rinj. Ky eshte artikulli im i pare ne kete gazete. Kam kenaqesine qe me eshte mundesuar te shkruaj rregullisht dy here ne jave si ne turqisht ashtu edhe ne anglisht. Per shumicen e njerezve ne Turqi jam i njohur si anetar i parlamentit evropian. Eumlshte e qarte se do te perqendrohem ne shume aspekte te marredhenieve Turqi-BE dhe zhvillimet qe ndodhin ne gjirin e shteteve te vecanta evropiane. Qysh prej korrikut te vitit 2009 banoj ne Turqi dhe punoj ne Istanbul Policy Center nje think-tank ne Sabanci University.
Kam ndjekur nga afer zhvillimet politike ne Turqi dhe do te komentoj rreth tyre ne artikujt ne vazhdim. Megjithate jeta eshte me shume se politike. Nese me terheq vemendjen ndonje zhvillim ne gjinine muzikore nese me bie ne dore ndonje liber me vlere do te jem ai qe do tju ofroj ndjesite dhe kendveshtrimet e mia. Nderkohe mund te them se jam shume i dhene edhe pas futbollit ku zor se do ti shpetoj tundimit te ndaj me ju mendimet per futbollin turk ne vend dhe ne Evrope. Mezi pres te me percillni komentet tuaja.
Nuk kam nga tia mbaj. Me duhet te shkruaj rreth zhvillimeve politike qe po ndodhin ne vendin qe njoh me mire. Ne Holande mberrita pak dite me pare ne po te njejten dite qe u formua qeveria holandeze. Eumlshte starti i nje eksperimenti politik qe duhet pare nga te gjitha anet dhe vezhguar me kujdes si brenda ashtu edhe jashte vendit me kureshtje nga dikush me shqetesimin nga shumekush. Per here te pare gjate 50 viteve Holanda do te qeveriset nga nje koalicion i liberaleve me kristian-demokratet qe nuk kane shumicen ne parlament. Eumlshte nje kabinet qeveritar i pakices qe mund te mbijetoje vetem per shkak te nje marreveshjeje me nje parti te trete Partine e Lirise se ekstremistit te djathte populistit Geert Wilders. Askush nuk mund te thote me bindje se cdo te ndodhe me tej vecanerisht ne lidhje me poziten dhe ndikimin e Partise se Wilders-it. Kjo parti nuk eshte pjese e qeverise nuk ka asnje minister nga partia e ekstremisteve. Por programi i administrates qeveritare eshte ndikuar fuqimisht nga politikat anti-emigracion te ekstremisteve qe kane marre 15 te votave ne zgjedhjet e qershorit. Ngjarjet e fundit ne Holande perbejne shembullin e radhes te prirjes politike qe po ravijezohet edhe ne vende te tjera evropiane. Partite tradicionale te qendres se majte e te djathte jane duke humburr teren. Ne Holande se fundmi dhe tashme keto parti gezojne mbeshtetjen e rreth 80 te votuesve ne zgjedhjet e pergjithshme. Tani gati gjysma e votuesve kane humbur besimin ne aftesite e ketyre partive tradicionale per tiu bere balle problemeve te dites. Nderkohe ka pasur rritje te mbeshtetjes popullore per te gjelberit dhe liberalet e majte qe synojne te reformojne shtetin e mireqenies sociale. Sakaq po njeh rritje nje brez i ri i populisteve te ekstremit te djathte qe gjithsesi ndryshojne nga partite ekstremiste e raciste evropiane te viteve 70 -80 te shekullit te kaluar qe i kishin rrenjet te fashizmi.
Radikalet e rinj te Geert Widers-it perpiqen mjaft te ofrojne nje shperfaqje te ndryshme nga ekstremistet e dhunshem te se shkuares. Stop anti-semitizmit ndal homofobise. Wilderi dhe homologet e tij evropiane jane mbrojtes te flakte te shtetit te Izraelit dhe e shpalosin veten si mbrojtes te kulluar te te drejtave te grave dhe homoseksualeve. Te dyja ideologjite ajo e se shkuares dhe kjo e se sotmes kane si pike te perbashket anti-Islamizmin cka sherben edhe si shtyse per te shtuar radhet. Ceshtja koklavitet me shume te fakti se ekstremistet e djathte te se sotmes bien ne nje mendje dhe jane aleate me te majten klasike ne mbrojtje te shtetit te mireqenies sociale dhe rezistences qe duhet shfaqur ndaj integrimit te metejshem te Evropes. Ne komentet e radhes do te perpiqem te hedh drite te pasojat e kesaj perzierje ideologjike te qeverise aktuale holandeze cilat dhe si mund te jene marredheniet e ardhshme te Turqise me BE-ne.
Marre nga Zaman

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›