E Shtunë, 31 Tetor 2026

Referendumi i 8 majit i jep Berishës 140 mijë vota më tepër

17-05-2011 / Gazeta 55

Sfida e lëshuar nga opozita e bllokadave dhe e bojkoteve ka sjellë një plebishit në favor të koalicionit “Aleanca për Qytetarin”. Vota për mazhorancën ka qenë masive dhe e shtrirë në të gjithë vendin, duke konfirmuar një epërsi të pritshme edhe në zgjedhjet politike të 2013-s

Në një konferencë për mediat dje, kreu i ekzekutivit vlerësoi rezultatin e arritur, ndërsa theksoi se qytetarët shqiptarë me votën e tyre i dhanë jetë projektit të madh, “Shqipëria vendi më i madh 2017”.
Sipas kreut të qeverisë, vota e qytetarëve ishte një fitore plebishitare për mazhorancën, çka tregon se votuesit vlerësuan dhe mbështetën reformat e mëdha të kësaj qeverie. Berisha u ndal edhe në bashkinë e Tiranës, ku theksoi se mbizotëron ngjyra blu në të gjithë kryeqytetin. 7 njësi bashkiake ka fituar Partia Demokratike dhe “Aleanca për Qytetarin”, ndërsa pritet të konfirmohet edhe Lulzim Basha si fitues i bashkisë

Kryeministri Sali Berisha, në dalje për mediat deklaroi se kryeqyteti është gdhirë “blu”, për shkak se Partia Demokratike dhe koalicioni “Aleanca për Qytetarin”, kanë fituar në Tiranë 7 njësi bashkiake si edhe bashkinë e Tiranës.
Sipas kreut të qeverisë, kjo tregon se qytetarët votuan për veten e tyre, ndërsa Lulzim Basha e fitoi Tiranën dhe bashkë me të zgjedhurit, do punojnë për të.
“Tirana u gdhi blu dhe ky është gjithashtu një shpërblim i madh jam mirënjohës qytetarëve të Tiranës, 7 minibashki u fituan nga ‘Aleanca për Qytetarin’, pra, Tirana votoi për veten e saj, kjo është një fitore e shkëlqyer që nga 15 vitet e fundit, Tirana votoi blu sepse fushata këtu u drejtua në shkallën më të lartë të qytetarisë nga kandidati Lulzim Basha. E fitoi Tiranën, ky është kryeqyteti ynë. Një mirënjohje të thellë për këta të zgjedhur me të cilët do punojmë për Tiranën. Ne kemi shpallur si filozofinë tonë më të vështirën për të mos braktisur territorin e Tiranës. Ne besojmë se duhet të investojmë kudo”, u shpreh Berisha.
Kreu i qeverisë falënderoi të gjithë votuesit shqiptar që më 8 maj 2011, votuan dhe vlerësuan reformat e kësaj Qeverie. Ndërkohë, Berisha theksoi faktin se Aleanca për Qytetarin ka marrë 140 mijë vota më shumë se koalicioni i majtë.
“Edhe njëherë në një mirënjohje të thellë për shqiptarët të cilët sipas rezultateve të shpallura nga KQZ, i dhanë ‘Aleancës për Qytetarin’, pra vetes së tyre, 140 mijë vota më shumë se koalicionet ‘Fajin e ka Saliu’. Duke shprehur mirënjohje time të pakufishme për këtë vlerësim të ndershëm që qytetaret shqiptar ia bënë reformave të kësaj qeveri dhe arritjet e tyre historike në sajë të reformave dhe arritjet e këtyre reformave, që ka ecur me shpejtësi të rrufeshme në moshën dixhitale”, deklaroi kryeministri Berisha.
Sa i përket mungesës së shpalljes së fituesit së kryetarit të bashkisë së Tiranës, Berisha akuzoi komisionerët socialistë për bojkotim të njësisë nr. 5 ose KZAZ nr. 49, si dhe përgjegjësit kryesor për mungesën e shpalljes së fituesit në kryeqytet.
“Nuk është e vërtetë, ju ftoj tek njësia 5, është sekretari i kësaj njësie që ka marrë vulën dhe është larguar bashkë me komisionerët. Unë nuk arrij të gjykoj se asnjëra palë të mos dojë të dijë rezultatin. Unë i kam kërkuar bashkëpunëtorëve të mi që të paralajmërojnë të gjitha instancat. Çdo njeri duhet të arrijë se nuk ka të drejtën e kontestit. Nuk do gjeni një vend që ka më pak ankesa se në këtë vend. Tek ne, ankesat numërohen me gishta. KQZ nuk mund ta nxjerrë rezultatin pa i shkuar tabelat e të gjitha KZAZ-ve, ndërkohë që, tek njësia nr. 5 komisionerët socialistë kanë ikur. Në KZAZ ku ne kemi qenë në shumicë, i kanë dërguar të gjitha tabelat përmbledhëse. KQZ po pret tabelat që t’i shkojnë, në mënyrë që të shpallë rezultatin, por ajo nuk mund ta shpallë rezultatin se ka procedurën e vet. Pyet selinë rozë, e cila i ka thënë komisionerëve, ‘merr vulën dhe ik’, ka një arsye po se cila është nuk po e marr vesh. Është KQZ që ndërhyn dhe vendos, për këtë problem”, tha më tej Berisha.
Nga ana tjetër, shefi i ekzekutivit vlerësoi sistemin e numërimit si më transparentin. Ai nënvizoi se votat i numëruara të gjithë megjithëse nuk anashkaloi faktin se ka shumë për të bërë.
“Votat i numëruat ju dhe mediat si në asnjë vend tjetër. Një transparencë e pashoqe që, ne duhet të krenohemi, ne kurrë nuk duhet të kemi eufori dhe duhet të jemi bindur se kemi shumë për të bërë dhe ne jemi të aftë të arrijmë standarde. Kur të vijmë tek sistemi i numërimit do themi se është elektronik është edhe më i sakti”, vijoi më tej kryeministri Berisha.

Ju sapo folët për Tiranën blu, që u gdhi blu, pra që ka fituar 7 minibashki, a mos vallë e shpallët z. Basha fitues paraprakisht pa e dhënë vendimin KQZ?
Së pari, absolutisht nuk kam shpallur asnjë fitues. Këto janë rezultate të KZAZ-ve, të cilat në linjë elektorale, janë autoriteti që shfaq fituesit për minibashkitë. Fituesin e kryeqytetit, Tiranës, tani është KQZ që duhet ta shpallë, prandaj unë nuk marr përsipër të shpall asnjë fitues, por unë dhe forca ime politike, qëndroj në mënyrën më të vendosur, mbrapa çdo vote të qytetarëve shqiptarë. Kam ndjekur disa komente dhe ky është proces, jemi në një të tillë, jemi në kohën e ankimeve, shqyrtimeve. Dua të theksoj për ju se sistemi elektoral shqiptar ka një garanci themelore, e cila pot ë cenohet, është totalisht një sistem i falimentuar, pasi çdo sistem ka një garanci. Në vendet demokratike, në çdo demokraci, ka përpjekje për të fituar, ndërsa fiton ai që merr vota më shumë, dhe kjo jo për shkak të dëshirës për të fituar, por për shkak të sistemit. Ky sistem bazohet në të drejtën absolute të kundërshtimit, ka veto jo vetëm për komisionerin që numëron, por edhe për vëzhguesin, dhe veto që ushtrohet vetëm me ngritjen e dorës. Ai që ngre dorën apo që merr përsipër ta bëjë atë, ligji shqiptar, i jep të drejtë atij të ankimojë vendimin e KZAZ-së, vendimin e KQZ-së, të ankimohet në Gjykatën e Apelit. Mbi gjykatën nuk është kurrkush tjetër. Pra në një sistem tjetër ku nuk funksionon kjo veto, dhe këto bazohen te rinumërimi, edhe ne e kemi pasur këtë sistem përpara vitit 2005, një rezultat i ngushtë me 3, 4 apo edhe 2 e 1 vota, duke e supozuar se e marrin votën si nota 10 që i vuri Rama vetes, duhej të bëhej rinumërimi automatikisht, nëse diferenca do të ishte më i vogël se numri i fletëve të pavlefshme. Ajo është siguria, dhe ky sistem që kemi vendosur ne, e ka sigurinë edhe më të madhe. Veto komisioneri, veto vëzhguesi dhe çdo përpjekje për të cenuar të drejtën e kontestit, është një përpjekje dhe goditje në zemër të sistemit, duke e kthyer në më të papranueshmen. Ndaj cilido, jam i bindur se KQZ, i bindur se gjykata shqiptare e kanë këtë parim atë më themelor të sistemit zgjedhor shqiptar, siç e kane edhe zgjedhësit shqiptarë. As nuk kam ndërmend të shpall e as të flas pasi të japë vendimin KQZ.

Ju folët për plebishitin popullor në këto zgjedhje, por keni humbur disa nga bashkitë e mëdha. Si e lexoni këtë lloj rezultati?
Së pari nuk jam unë që them se është plebishit popullor, por që nga viti ‘96 deri më sot, rezultat të tillë, me 15 për qind apo edhe më shumë, nuk kishim parë e përjetuar ndonjëherë. U përballën dy platformat, njëra “Fajin e ka Saliu” dhe tjetra “Ju jeni të parët”. Unë u mora me të ardhmen dhe pjesërisht me ato arritje që kemi realizuar, ndërsa kundërshtari im mblodhi fjalorin e kazanit të Shqipërisë, e duke e vërsulur ndaj meje. Por sovrani foli dhe ky është plebishit. Aty ku ishte flamuri i partisë, në krye të një koalicioni, aty u hodhën 14 apo 15 % vota, megjithatë le të presim rezultatin përfundimtar. Ishte vetë kundërshtari i cili në mënyrë të përsëritur, në çdo dalje televizive, u deklaronte qytetarëve shqiptarë, se kjo bëhet kundër qeverisë, përdori të gjitha fjalët e kazanit, kundër kryeministrit të Shqipërisë, ndërsa nuk mori asnjë etiketim nga ana ime. Sepse unë i kam fushatat “new beginning”. Unë bëj analizën time, dhe ato janë kështjella që unë do ti marr në zgjedhjet e ardhshme, sepse beteja vazhdon. Unë përpiqem të lexoj shumë kundërshtarët, por cili është Sali Berisha në zgjedhje, koalicioni më i gjerë i mundshëm, unë jam njeri që lexohem lehtësisht, dhe kjo pa diskutim nën rrugën e partisë time. Nëse dëshiron të mbledhësh vota sa më shumë për partinë, dhe të mos fitosh, dil veçmas, ju garantoj që mund të marrësh vota sa asnjëherë, por fitorja është e largët. Edhe z. Rama kishte koalicion dhe krahasoni sa morën të dyja koalicionet, unë jam shumë i kënaqur me rezultatet që arritën anëtarët e këtij koalicioni. Nuk kam keqardhjen më të vogël, në atë koalicion në zgjedhjet e përgjithshme është PD që fiton nga votat e tyre, p.sh. Mediu i PR me 32 mijë vota si shkak i sistemit, ka futur një deputet. Ku janë 2 deputetë të saj, votat kanë kaluar në favor të Partisë Demokratike. Më pas ne i kemi kompensuar me një ministri, pasi unë jam njeri i hapur me koalicionin dhe shumë i vendosur të mos afroj njeri me dy mëndje.

Dua t’ju pyes edhe për procesin e numërimit që ka të bëjë me numërimin e çdo vote, pse është i rëndësishëm dhe a mendoni se z. Rama do ta pranojë numërimin e çdo vote?
Ç’do të thotë për Shqipërinë, ky nivel transparence që ju keni deklaruar gjatë këtyre ditëve?
Për vendin do të thotë një standard i shkëlqyer në respektin e votës, e cila duhet të jetë e njëjtë në peshë, në vlerë, si ajo e Presidentit, Kryeministrit, e një punëtori të thjeshtë apo cilitdo. Para kutisë së votimit, jemi të barabartë. Unë di probleme tmerrësisht serioze, që z. Rama ka me votën e lirë,por besoj se njeriu që për dy vite rresht, kërkoi të hapen kutitë,nuk do të thotë më tani mbyll kutitë të mos shohë votat, sepse do të ishte e paimagjinueshme. E rëndësishme është që çdo votë të vihet në ekran dhe të shihet në bazë të procedurave të sakta ligjore. Po ju jap një shembull: në një angazhim të OSBE-së, z. Bylykbashi dhe Gjiknuri, vëzhguan zgjedhjet në Britaninë e Madhe. Pyetën përgjegjësin e distriktit se çdo të bëhej me votat e kutitë. Ai iu përgjigj se ishin disponibël për shqyrtim ankesash, këtu është edhe gjykata, por pas 22 ditësh, këto nuk ka më njeri as edhe vetë madhëria e saj nuk mund të marrë informacion, të mëtejshëm, edhe pse ajo ka të drejtën e informimit, pasi jemi në periudhën e cenimit të votës. Në periudhën e kontestit të parashikuar me ligje, e cila parasheh veprimin e KQZ-së, dhe atë të gjykatës, nuk kam pse të paragjykoj z. Rama, dhe nuk besoj se ai do të adoptojë tani moton “mbyll kutitë të fshehim votën”. Sa për standardet arritëm të shkëlqyera, dhe ne krenohemi për këtë, pasi nuk besoj se është interesi i askujt ta mohojë, kur diçka arrihet me mundim.

Ju thatë se nuk e keni shpallur fitues, por mesa kuptohet ju keni bllokuar fituesin, pasi te njësia 5, siç raportohet sot është bllokuar se komisionerët e PD, nuk firmosin procesverbalet? A keni një koment për këtë?
Absolutisht nuk është e vërtetë, dhe jo ftoj që të shkoni te njësia 5 e të shihni se sekretari i PS-së, ka marrë vulën në xhep e është larguar bashkë me komisionerët e tij në mënyrën më të pakuptimtë. Se cila është arsyeja, duhet ta gjykojmë më vonë, pasi nuk e konceptoj që asnjëra palë të mos jenë të interesuar të shohin rezultatin. Komisionerët socialistë kanë një veti, atë ç’ka bëjnë ja faturojnë të tjerëve. Kam informacionin tim dhe u kam kërkuar bashkëpunëtorëve të mi, të njoftojnë të gjitha instancat e larta, për këtë fakt. Dua të theksoj se çdo njeri duhet të largojë mendjen se mund të dhunojë të drejtën e kontestit, nuk ka abuzim dhe nuk është abuzuar, por ka procedura shqyrtimi. Nuk do të gjeni kurrë në Europë, një vend ku në fund të numërimit, të ketë më pak ankesa se në këtë vend, dhe ky është atributi i kontestit. Ai që duket se krijon, i jep dhe prodhon konsensusin. Kontestet numërohen me gishtat e dorës, dhe nuk them se Partia Socialiste, nuk lë vend pasi, nëse humbja është duhet pranuar.

Megjithë shifrat që ju deklaruat më përpara se “Aleanca për Qytetarin” ka fituar 140 mijë vota mbi aleancën tjetër, në fakt kemi peng rezultatin e Tiranës. Cili është komenti juaj për këtë? 
Absolutisht, KQZ nuk mund të nxjerrë rezultatin pa praninë e të gjitha tabelave të KZAZ-ve, për fat të keq sot u bllokua KZAZ e njësisë 5 nga komisionerët socialistë. Të gjitha KZAZ-të, ku ata kanë qenë shumicë po ashtu edhe ne, janë dërguar, kurse këtu jo. KQZ përkundrazi, pret me padurim që të vijnë të gjitha dokumentet e të shpallë rezultatin. Por s’mund të shpallë pa i shkuar tabelat, e mesa di unë, ka procedurën e tij për një afat prej 48 orësh. Për shkakun e kësaj vonese nga ana jonë nuk asnjë arsye, ndërsa duhet të pyesësh selinë rozë, ku u urdhërohet të fusin vulat në xhep e të largohen. Natyrisht është KQZ-ja ajo që ndërhyn dhe ligji i parashikon këto raste, por duhet thënë se normale nuk është pasi duket se ka një qëllim, bllokimi i tyre. Po t’i besonin 10 së kryetarit të tyre, ata do të fluturonin me shpejtësi. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›