“Kashar”, jepet pretenca për të pandehurit
Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin nga 3 deri në 12 vjet burg, për të pandehurit e dosjes “Kashari”. Ndërkohë këta të fundit kanë kërkuar pafajësinë nga Gjykata e Tiranës me pretendimin se s’janë të vërteta akuzat që rëndojnë mbi ta.
TIRANE- Shtatë të pandehurit e dosjes “Kashari”, të cilët janë të akuzuar për abuzime me pronat apo trojet bujqësore në komunën Kashar, pak kilometra larg Tiranës kanë kërkuar pafajësi nga ana e Gjykatës së Tiranës. Të pandehurit, kundërshtuan akuzat për "korrupsion", "falsifikim të dokumenteve" dhe "mashtrim", të ngritura ndaj tyre nga Prokuroria. Ndërkohë Prokuroria, ka deklaruar se ka mbledhur prova për të provuar fajsinë e tyre. Ndërkaq kjo prokurori ka kërkuar shpalljen fajtor dhe dënimin e tyre me masa që varjojnë nga 3 deri në 12 vjet burg.
Kjo Prokurori ka kërkuar dënimin me 12 vjet burg për ish-kryetarin e komunës së Kasharit, Alfred Sula dhe 9 vjet burg për ish funksionarin tjetër të kësaj komune, Faik Fejzo, 8 vjet burg për ish-kryeplakun e komunës, Islam Sherën, 6 vjet burg për Shefqet Aliko, ish-përgjegjës i zyrës së Kadastrës, 10 vjet burg për Ismail Sulën, 7 vjet burg për Xhevahir Hykën si dhe 3 vjet burg për Bardhyl Kamberin.
Personat e lartëpërmendur janë arrestuar një vit më parë në operacionin e koduar "Kashari", të organizuar nga Policia e Tiranës në bashkëpunim me Njësinë "Task Force" të prokurorisë së rrethit për luftën kundër korrupsionit. (a.r/ata/balkanweb)