E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Gjirokastër, humb jetën efektivi i policisë

Një efektiv i policise kufitare ka gjetur vdekjen gjatë një aksidenti automobilistik të ndodhur gjatë orëve të vona të mbrëmjes së të premtes. Shtetasi Miho Mihali, 51-vjeç po udhëtonte me një automjet me targa AS 754 YB në aksin Krinë-Asim Zeneli, kur ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar. Mësohet se Mihali po kthehej nga shërbimi teksa është aksidentuar, ndërsa është transportuar më pas menjëherë drejt sitalit rajonal të Gjirokastrës ku dhe ka ndërruar jetë si pasojë e glagëve të marra, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve. Nga ana e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›