Rama pret ambasadorin gjerman, Hellmut Hoffmann
Ambasadori i ri gjerman në vendin tonë Hellmut Hoffmann, është takuar sot me kryeministrin e ardhshëm Edi Rama. Lajmi ëhstë konfirmuar nga Kryesocialisti në rrjetin social facebook, ku ka postuar edhe një foto nga takimi.
Më herët Hoffmann pati një takim me Avokatin e Popullit Igli Totozani ku shprehu gadishmërinë e Gjermanisë për ti ofruar konsulencë qeverisë shqiptare sa i takon realizimit të reformave.
Ambasadori Hoffmann theksoi se po pritet me interes zyrtarizimi i mandatit të ri qeveritar dhe ecuria e zhvillimeve politike.
Ai u ndal edhe tek çështja e komunitetit rom, duke u shprehur se kjo është një tematikë shqeyësuese për edhe për shumë shoqëri në Europë, ndërsa theksoi se duhet të gjendet një zgjidhje konstruktive.