E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore kryetari i PS-se Rama hapi zyren e deputetit ne Vlore

Eshte celur zyrtarisht sot zyra e deputetit te PS qe kryesoi listen per qarkun e vlores, Kryeministrit te ardhshëm Edi Rama. Ky i fundit ka zbritur nga makina e i eshte bashkuar përpara zyres Elisa Spiropali dhe pjesetarë të stafit te tij mediatik. Rama ka ngjitur shkallet e ka hyre ne zyre pa pranine e mediave, ndersa ka takuar tre te perzgjedhurit si administrate e zyres se deputetit. Nuk u dhane detaje rreth takimit pasi keto do te shperndahen ne media nga stafi i Rames. Nderkohe mesohet se kane qene 252 aplikante qe aspironin vendin ne zyren e deputetit, e jane perzgjedhur vetem 3. Nga sot ne kete zyre pritet te dorezohen kerkesat dhe ankesat e qytetareve te vlores. 
Pasi ka perfunduar takimi ne zyre, i cili ka zgjatur rreth 50 minuta Rama eshte larguar pa komunikuar me median.
Ndërsa në profilin e tij në rrejtin siocial Facebook Rama shkruajti se “u cel zyra e deputetit ne Vlore. Shume i mbresuar nga tre te rinjte fitues te konkursit per administrimin e zyres”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›