E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama pret në zyrën e tij ambasadorin Arvizu

Kreu i opozitës, Edi Rama, ka pritur gjatë paradites së sotme në selinë e PS-së, ambasadorin amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu.

Pas përfundimit të takimit, ambasadori amerikan ka folur për mediat rreth diskutimeve që ka pasur me kreun e opozitës.

Arvizu deklaroi se pjesëmarrja e opozitës në Kuvend do të bëjë të mundur plotësimin e reformave të rëndësishme për vendin dhe në këtë mënyrë do të përshpejtojë edhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian
Rama më informoi për axhendën politike të opozitës. Ai është shprehur shumë i hapur për dialog. Pjesëmarrja e opozitës në Kuvend është forma më e mirë e diskutimit për reformat e rëndësishme ka shtuar Arvizu.
Ai gjithashtu ka deklaruar se së bashku me kreun e selisë rozë ka diskutuar edhe për shumë çështje të rëndësishme si dhe për situatën politike në Shqipëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›