E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA: Agron Kuliçaj i lidhur me krimin. Dyshojmë se ndihmonte Dritan Dajtin

E plote, sipas Wikleaks

Ndryshimet në polici zbulojnë një të paprekshëm

 Pas vetëm një jave në detyrë, drejtori i ri i Përgjithshëm iI Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, njoftoi ndryshimet në shumicën e drejtorëve rajonalë. Pas dy javësh Burgaj bëri ndryshime të njëjta stafi dhe në Policinë Kufitare. Shpejtësia e  ndryshimeve mori kritika dhe suprizoi donacionet ndërkombëtare.  Ndërsa Misioni i Asistencës Policore të Bashkimit Evropian, PAMECA vlerësoi se ndryshimet ishin në përputhje me rregulloret dhe ICITAP beson se disa lëvizje janë shumë pozitive. Megjithatë, mbetet  shqetësimi për Drejtorin e Inteligjencës, Agron Kuliçaj, i cili nuk u zhvendos gjatë lëvizjeve. Burimet pohojnë se Kuliçaj është i korruptuar dhe  donatorët ndërkombëtarë refuzojë për të ndihmuar Policinë Shqiptare pjesërisht për shkak të praninë së tij.

Ambasadori ka shprehur shqetësimin tonë për korrupsionin në radhët e larta të Policisë së Shtetit në përgjithësi tek Ministri i Brendshëm Lulzim Basha, dhe ICITAP- Post ka shprehur shqetësimet tona specifike për Kuliçaj tek Burgaj. Por Burgaj ka theksuar se Kuliçaj është i lidhur ngushtë me Kryeministrin dhe çdo veprim për shkarkimin apo largimin e tij duhet të vijë nga zyra e kryeministrit.

Lëvizja e përgjithshme u vlerësua pozivitisht

Më 29 nëntor, Burgaj është emëruar nga Këshilli i Ministrave për të zëvendësuar Ahmet Prençin. Është përfolur shumë se Prençi paraqiti dorëheqjen e tij për shkak të shqetësimeve shëndetësore, por në realitet ai mori përsipër keqpërdorimin e policisë në arrestimin e Dritan Dajtit në gusht, një figurë e krimit të organizuar. Burgaj ishte më parë zëvendës i Prençit dhe gëzon një reputacion të mirë. Deri më sot, Post (ICITAP) ka qenë i kënaqur me performancën e Burgajt. Menjëherë pas emërimit të tij, Burgaj  i ka treguar Post qëllimin e tij për të bërë ndryshime gjithëpërfshirës të personelit në Policinë e Shtetit.

Ndërsa shpejtësia e ndryshimeve që njoftoi Burgaj ishte befasuese, ndryshimet janë vlerësuar pozitivisht dhe kanë qenë në përputhje me rregulloren në Ligjin e Policisë. Një shqetësim i raportuar nga PAMECA është se zakonisht, largimi ose dorëheqja e oficerëve duhet të njoftohet 30 ditë përpara, por në raportin e saj PAMECA-s thotë: “praktika në forcat e Mbretërisë së Bashkuar nuk ka ndryshime të shumta pas emërimit të Shefit të ri të Policisë, kështu që përgjigja e PAMECA-s ka qenë një përgjigje e balancuar “.

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ka ngritur shqetësimin fillestar mbi largimin e Arjan Muçës nga drejtoria e krimit të organizuar për të shkuar si një këshilltar për Burgaj. Shqetësimet britanike vijnë për shkak të investimeve të konsiderueshme që BE kishte bërë në drejtorinë e krimit të organizuar, që ata mendojnë se do të jenë të humbura pas pushimit të tij nga puna. Megjithatë, pas shqyrtimit të mëtejshëm, BE-ja arriti në përfundimin  se trajnimi do të mbetet i paprekur në cilësinë e stafit. ICITAP beson se largimi i Muçës është i dobishëm pasi Muça  ka kundërshtuar këmbimin e informatave me  Policinë Kufitare.

Shqetësimet mbi Kuliçajn vazhdojnë….

 

Një drejtor që nuk u prek nga ndryshimet ishte Agron Kuliçaj, drejtor i intilegjencës në drejtorinë e Policisë së Shtetit, për të cilin besohet gjerësisht se është i korruptuar.  Burimet i thanë POST se shumë donatorë evropiane refuzojnë të përfshihen në asistencën për policinë pjesërisht për shkak të prezencës së Kuliçajt.  Ne kemi arsye të besojmë se kjo mund të jetë e vërtetë, ashtu si dhe për disa agjensi amerikane.  Jo vetëm praktikat korruptive për Kuliçajn janë tashmë të njohura, por ka zëra brenda në polici që besojnë se vetë Kuliçaj, ndoshta ka ndihmuar Dritan Dajtin për t’i shpëtuar arrestimeve të dështuara në të shkuarën. Duke cituar burime brenda Policisë Shqiptare, ambasada amerikane në shqetësimin për zotin Kuliçaj njofton Departamentin Amerikan të Shtetit se operacioni për kapjen e Dritan Dajtit u zhvillua pikërisht në muajin Gusht, kur Kuliçaj ndodhej jashtë Shqipërisë për mos t’i dhënë mundësi sinjalizimi Dajtit”.

Ambasadori ndau me ministrin Basha shqëtësimet tona mbi korrupsionin në nivele të larta të Policisë. Javën e shkuar ICITAP bisedoi me drejtorin Burgaj për shqetësimet tona specifike mbi Kuliçajn. Burgaj u pajtua duke pranuar se ai ka pasur problemet e tij me Kuliçaj dhe se edhe të tjerë në Polici janë të shqetësuar për lidhjet e tij ( përfshirjen në korrupsion)  dhe për lidhjet me organizatat kriminale. Sidoqoftë Burgaj  theksoi se ai nuk e ka fuqinë për ta transferuar ose shkarkuar  Kuliçajn.

Zoti Burgaj është i frikësuar pasi Kuliçaj është një i afërt i kryeministrit dhe ish-bodigard i tij. Sugjerimi i Burgajt lidhur me shqetësimet e ambasadës në lidhje me Kuliçajn duhet t’i prezantohen kryeministrit Berisha, i cili është i vetmi që mund të marrë vendimi për postin se ku mund të punojë ish-bodigardi i tij. Tema


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›