Rama prezantohet kandidat ne Vlore Emocione si para nje provimi
Edi Rama u prezantua sot për herë të parë si kandidat për deputet i Partisë Socoaliste, i pari në listën e Qarkut Vlorës. Në fjalën e tij kreu i PS-së nuk ka fshehur emocionet e prezantimit të tij në këtë qytet, ku sqaroi edhe vendimin për të kandiduar i pari në këtë qark.
Rama tha se zgjedhja e tij nuk është bërë për ta pasur më të lehtë fitoren, por për të marrë përsipër përgjegjësinë e përfaqësimit të kryeqytetit të historisë së shqiptarëve.
“Unë kam bërë shumë fjalime, para njerëzve, por asnjëherë si sot nuk kam ndjerë emocione të jashtëzakonshme si para një provimi. Ju e dini që unë mund ta vendosja emrin tim për të qenë deputet kudo dhe ju siguroj se vendimi për të vendosur emrin tim në Vlorë nuk ka qenë për t’ia bërë vetes më të lehtë, por për të marrë përgjegjësinë e përfaqësimit të kryeqytetit të historisë së shqiptarëve”,- u shpreh Rama.
Nga ana tjetër ai ka akuzuar kryeministrin Sali Berisha se nuk investoi ansjëherë për Vlorën, sepse nuk e sheh si mbështetje, ndërsa premtoi: “Jam këtu në Vlorë për t’u thënë se Shqipëria mund të bëhet se Shqipërinë do ta bëjmë. Në këto 20 vjet, Vlora ka pasur shumë nevoja, ajo është zhvilluar falë sakrificave, punës dhe vullnetit të njerëzve të saj. Një qeveri socialiste nuk financonte në Vlorë se mendon se vlonjatët i kishte në xhep dhe votat e tyre i merr nëse punonte apo jo. Për Vlorën më pas qeveria e Saliut nuk e financoi asnjëherë Vlorën, se e sheh si vendin ku nuk do të gjejë kurrë mbështetje dhe vendi ku sa herë votohet do të ndëshkohet dhe do të largohet po të ishte për Vlorën. Në katër vitet e ardhshme do të bëjnë sa nuk është bërë në 20 vjet të marra së bashku”, theksoi Rama.