E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Rama te ruaje qetesine e sheh realitetin nga xhamat e zinj te autobusit

Kryeministri Sali Berisha prezantoi kandidatët për deputetë në qarkun e Beratit. Për kreun e demokratëve mandate i ardhshëm është mandati i zhvillimit dhe integrimit. Berisha tha se Edi Rama vijon të fyejë shqiptarët dhe ta shohë realitetin nga xhamat e zinj të autobusit.

Për kryeministrin Sali Berisha mandati i tretë i demokratëve do të jetë mandati i punëve të mëdha dhe i integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Nga Berati ai tha se uragani i fitores do të jetë i pandalshëm.

Në përgjigje të deklarimeve të kundërshtarit të tij kryeministri Berisha tha se Edi Rama që ka mbetur peng i së shkuarës me ata që thotë e sheh realitetin nga xhamat e zinj të autobuzit .

Kandidatët e Beratit shprehin sigurine e tyre te plote se po shkojne drejt nje fitoreje te re.

Në mbështetje të ekipit të tij Berisha premton për Beratin mbështetje të fuqishme, vecanërisht në bujqësi e turizëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›