Rama prezanton ekipin e rilindjes per qarqet Fier e Gjirokaster
Socialistët prezantuan ekipin e tyre të kandidatëve për deputetë në Gjirokastër. Rama akuzoi demokratët se po mbushin sheshet me njerëz të detyruar që të marrin pjesë në mitingje dhe premtoi se pas zgjedhjeve këto praktika do të marrin fund.
Nga sheshi Cerciz Topulli i Gjirokastrës, kryesocialisti Rama u hodh në krahasime mes turmave të tij elektorale dhe atyre të rivalit Berisha.
Gjatë prezantimit të ekipit të tij të Rilindjes për qarkun e Gjirokastrës, Rama akuzoi demokratët se po përpiqen të pengojnë fitoren e tij. Lideri i PS shprehu bindjen se Kryeministri Berisha do ta marrë ndëshkimin nga emigrantët që do të vijnë për të votuar.
Rama akuzoi mazhorancën se ka izoluar shumë zona të qarkut të Gjirokastrës për shkak të mungesës së rrugëve.
Rama prezanton kandidatët për deputetë në Fier Në Fier, kreu socialist shprehu bindjen për fitoren e zgjedhjeve të 23 qershorit. Dhe pas fitores, Edi Rama premtoi drejtësi. Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste, Rama kujtoi premtimin për ndryshimin e politikave fiskale, zëvendësimin e taksës së sheshtë me atë progresive. Numëri një i socialistëve akuzoi qeverinë se nuk ka bërë asgjë për Fierin dhe gjithë Myzeqenë, duke lënë tokat djerrë në verë dhe të përmbytura në dimër. “Pas 23 qershorit shteti do të jetë i qytetarëve dhe qeveria do të jetë e gjithë shqiptarëve. Unë e di fare mirë se çfarë do i thotë Fieri Saliut më 23 qershor. Nuk e di se çfarë u tha Saliu fermerëve, por e di shumë mirë se fermerët më 23 qershor do të shkojnë të votojnë për të ulur koston e prodhimit, për të pasur naftë pa akcizë dhe për të pasur shërbime njëlloj si në qytet dhe për të pasur më në fund certifikatën e tokës së tyre”, vlerësoi Rama.