Rama prezanton këshilltaren e qeverisë për të Drejtën Publike
TIRANË-Këshilltarja për të Drejtën Publike e Kryeministrit Edi Rama do të jetë, Eralda Çani. Prezantimi u bë në rrjetin social Facebook nga vetë kreu i qeverisë në ardhje, Edi Rama.
“Kabineti i kryeministrit do të jetë një strukturë krejt e re dhe jotradicionale në formën e në mënyrën e funksionimit. Numri i këshilltarëve do të jetë më i kufizuar se zakonisht dhe fushat e tyre të përgjegjësisë janë specifikuar me kujdes, në funksion të nevojave strategjike dhe të procesit vendimmarrës në kryeministri. Përzgjedhja më e fundit është profesorja e asociuar Eralda Çani, doktore shkencash në të drejtën publike, njohëse e spikatur e të të drejtës kushtetuese – administrative. Është mbresëlënëse eksperienca e saj shumë e pasur akademike brenda e jashtë vendit, po edhe praktika e përfshirjes aktive në jetësimin e projekteve të rëndësishme për të drejtën publike”.
Rama shpreh bindjen e plotë se Eralda Çani do të forcojë sensin e së drejtës publike të qeverisjes së re.
“Kam bindjen e plotë se kontributi i Eralda Çanit në procesin vendimmarrës do të forcojë ndjeshëm sensin e të drejtës publike të qeverisjes sonë, dhe do të jetë një vlerë e çmuar në mozaikun e talenteve e të eksperiencave të posaçme që po ndërthurrim për skuadrën e re të këshilltarëve të kryeministrit”.
(d.b/BalkanWeb)