Sopranoja vdes në skenë duke interpretuar Verdin
Sopranoja Florencia Fabris ka ndërruar jetë pikërisht në skenën ku po performonte.
Teatri Colon i Buenos Aires raporton se 38 vjecarja është ndjerë keq në skenë, teksa këndonte Requiem-in e Verdit, por ka refuzuar të largohej nga skena.
Këngëtarja e re u dërgua në spital, ku mjekët konstatuan se kishte pësuar një aneurismë në tru gjë që i shkaktoi vdekjen.
Teatri i Buenos Aires shpreh keqardhjen për këtë humbje të parakoshme, duke shprehur simpatinë e thellë për të dhe familjen.
(a.jo/Balkanweb)