E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hipotekimi, Bashkia: Mos bini pre e sekserëve

Zëdhënësja Anila Bisha, tha se Bashkia e Tiranës ka marrë këto ditë informacion nga qytetarët, ku mësohet se persona të caktuar, po abuzojnë duke u prezantuar si punonjës të Bashkisë, dhe duke u kërkuar para qytetarëve për hipotekimin e banesave.

“Rastet e denoncuara vijnë nga njësia bashkiake numër 6 në kryeqytet, ku  një zonjë e prezantuar si punonjëse e bashkisë ka kërkuar një pagesë prej 2 mijë lekësh për t’iu përshpejtuar procesin e hipotekimit. Bashkia e Tiranës, u bën thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të mos bien pre e këtyre mashtrimeve, pasi ligji dhe vetëm ligji do të jetë orientimi i vetëm i bashkisë së Tiranës në punën e saj, dhe jo sekserët”, theksoi zëdhënësja.

Ajo shtoi se Bashkia e Tiranës i ka përcjellë materialet pranë policisë dhe prokurorisë për të gjitha rastet. /Start/

                                                                                             2011-11-01 15:49
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›