E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rebelohet partia qeverisëse, kërkohet “koka” e Papandreut

Një deputet dezertoi Pasokun sot, duke bërë që tashmë Papandreu të ketë një shumicë vetëm me dy deputetë në parlament (152 nga 300).

Ndërkohë, një tjetër deputet prej partisë së Papandreut, Vasso Papandreou (pa lidhje gjaku me kryeministrin) bëri thirrje për qeveri të bashkimit kombëtar. Sipas tij, çdo lloj referendum tani është i barazvlefshëm me një plebishit për qëndrimin në eurozonë.

Opozita me në krye udhëheqësin Antonios Samaras ka kërkuar më parë gjatë ditës zgjedhje të parakohshme, duke theksuar se një referendum mund të vinte në rrezik të ardhmen e vendit po aq sa pozitën e Greqisë në Bashkimin Evropian.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-11-01 15:40
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›