E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama prezanton programin për qëndrën "Tirana XXI"

Prezantohet program i zhvillimit të kryeqytetit për qendrën "Tirana XXI", një program që parashikon rindërtimin e një qendre Europiane.

Në fjalën e mbajtur kandidati për kreun e bashkisë për opozitën Edi Rama deklaroi se askush nuk e ka një plan të tillë zhvilllimi.

Kandidati Rama e përcaktoi planin e zhvillimit si të pakonkurueshëm nga askush.
 

Në vijim të turit elektoral kreu i Partisë Socialiste dhe kandidati për kreun e bashkisë për herë të katërt Edi Rama u takua me banorë të kryeqytetit në zonën e Porcelanit.

Rama u kërkoi atyre që në 8 maj të vendosin dhe të zgjedhin alternativën e zhvillimit.
 

Projekti për rikrijimin e qendrës ka fillimet në vitin 2004 dhe u zhvillua me tej me Planin e Ri Rregullues në 2008-ën.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›