Ngog dhe Cole drejt Newcastlet?

Liverpooli raportohet se do të largojë shumë lojtarë gjatë kësaj vere, me disa prej tyre që mund të kenë destinacion të radhës Newcastle United.
Burime nga ekipi anglez thonë se David Ngog, Joe Cole dhe Paul Konchesky të gjithë do të largohen, me dy të parët që do t`i ofrohen Newcastle United, ndërsa Kenny Dalglish planifikon edhe përforcime të mëdha gjatë verës.
“Do të ketë shumë lëvizje në Liverpool këtë verë. Dhe nuk është sekrete këtu se disa lojtarë do të largohen për të lënë hapësirë për nënshkrime të reja. Do të ketë lojtarë të cilët do t`u ofrohen disa klubeve të Premier Ligës, përfshirë Newcastle United”, ka thënë burimi për Evening Chronicle.