Rama prezanton projektin per kampusin e ri universitar
Prej vemendjes se Tiranes se mbijeteses dhe njerezve qe jane ne prag mbijetese drejt nje kryeqyteti qe i lejon vetes ambicien e nje investimi intelektual me permasa rajonale. Te gjitha perfshihen ne projektet e kandidatit socialist Edi Rama i cili pas turit mes njerezve te thjeshte ka dale dje me nje sfond te ri per perspektiven. Kampusi i ri universitar i Tiranes i parashikuar te ndertohet ne Tufine eshte prezantuar dje prej tij ne nje auditor te mbledhur ne cadren elektorale te selise roze ne bulevardin Deshmoret e Kombit. Projekti te pakten nga ideimi i tij ne skice-maketin e shperndare per mediat shfaqet me shume se ambicioz nje korpus i ri ku arsimimi dhe kerkimi shkencor nderthuren me nje studim tregu per te perqasur brenda nje mandati nje qytet qe ecen me ritmin e vendeve te zhvilluara. Projekti i tramit qe prezantuam pak dite me pare ai i liqenit dhe ky i kampusit lene te kuptojne se kemi nje dallim shume te qarte me menyren sesi shohim ne zhvillimin dhe si ata shohin zhvillimin ka deklaruar Edi Rama gjate prezantimit. Ne fakt me shume sesa fjalet e tij per kampusin qe priret te ndryshoje edhe nga pikepamja kulturore kryeqytetin shqiptar flet maketi grafik i prezantuar i cili e ndan ndertimin e tij ne disa faza. Faza e pare fillon me pjesen e kampusit qe mban lidhje me aktivitetet e biznesit sic jane qendrat e kerkimit laboratoret dhe inkubatoret e biznesit. Kjo jepet ne projekt qe gjithsesi parimisht tejkalon mundesite e bashkise pse pervijohet si nje investim me permasa kombetare. Per kete arsye nje konfigurim i tille programesh kerkon medoemos nje konsensus me pushtetin qendror per nje marredhenie afatmesme e cila perndryshe mund te prodhoje aksidente bllokimi sic edhe eshte rasti i ndertimit te tramvajit per Tiranen. Ndertimi i berthames universitare percaktohet si faze e dyte per tu ndjekur mandej nga plotesimi i projektit me ndertimet mbeshtetese. Me tramin dhe kampusin universitar projekti socialist per nga ndikimi qe jep mbi perspektiven e zhvillimit jo vetem te Tiranes por edhe arsimit publik ne Shqiperi paralelizon me Parlamentin e ri te demokrateve qe priret te konservoje vlera vetem simbolike. Nderkohe rivaliteti politik i manifestuar ne nje gare premtimesh dhe idesh te reja gati luksoze per situaten jane tradhtuar edhe njehere dje nga fushata reale ne terren e vijuar ne Kombinat. Ne takime me banore te zones kreu socialist ka nenvizuar situaten e veshtire ekonomike renien e fuqise blerese dhe nevojen per te vendosur ndryshimin e situates me 8 maj me vote. Pjesemarrja masive e zgjedhesve po shihet aktualisht si celes per permbysjen e raporteve te pushtetit por edhe te kufizimit qe ka efekti i parashikuar i manipulimit elektoral. Per ta thene sipas Edi Rames thirrja ndaj qytetareve behet qe Ti lini Saliut dopjo gjashten me 8 maj....