E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stonestreet Mungesa e KZAZ-se ne Tirane boshllek ligjor

Deklarata Kreu i misionit te ODIHR-it

Kodi Zgjedhor dhe zbatimi rigoroz i tij mbeten i vetmi celes per zgjedhje te rregullta dhe te ndershme me 8 maj. Ky pohim eshte bere dje ne nje interviste per seksionin shqip te Deutsche Welle-s nga kreu i misionit te vezhguesve te OSBE-ODIHR-it Jonathan Stonestreet i cili nuk ka munguar qe te shprehe disa rezerva mbi permbajtjen e ligjit zgjedhor ne Shqiperi i cili edhe keshtu duhet zbatuar mire. Kodi Elektoral nuk eshte i perkryer. Por celesi eshte zbatimi i tij zbatimi i ligjit. Kodi Elektoral ka disa boshlleqe dhe paqartesi ne lidhje me zgjedhjet lokale... Nje nga keto mangesi p.sh. eshte paqartesia lidhur me pragun minimal te perfaqesimit ne keshillat vendore apo paqartesia lidhur me dispozitat per financimin e fushates me fonde publike per zgjedhjet vendore eshte shprehur Stonestreet. Po keshtu ai ka nenvizuar edhe mangesite e verejtura ne te per sa i perket regjistrimit te kandidateve ne Tirane cka e ben ligjin ekzistues nje kuader juridik me boshlleqe. Kodi nuk ka gjithashtu dispozite per regjistrimin e kandidateve per Bashkine e Tiranes pasi ai nuk specifikon nje organ kompetent per administrimin e zgjedhjeve ka nenvizuar ai. Stonestreet theksoi gjithashtu edhe klimen e ndezur politike ne vend e cila i paraprin dites se zgjedhjeve dhe deri diku e paracakton fatin e tyre. Ai u ka bere nje apel te forte partive politike shqiptare ndaj te cilave ka kujtuar se jane pergjegjese per procesin. Partite dhe kandidatet duhet te keni parasysh qe kane pergjegjesi ne procesin elektoral dhe gjuha qe perdorin nuk duhet te inkurajoje incidente te dhunshme por perkundrazi eshte shprehu Stonestreet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›