Shqiperia i vetmi vend ballkanik me opinion negativ
Agustin Palokaj analist ne Bruksel ne nje interviste per emisionin Shqip ne Top Channel flet per pritshmerine e BE nga Shqiperia incidentet e parlamentareve shqiptare dhe opinionin jokalues per Shqiperine
Ju keni qene shume prane deklaratave te Bashkimit Europian qofte te Komisionit apo institucioneve te tjera te BE-se. Si e perceptoni ate cfare po ndodh ne Shqiperi aktualisht duke pasur parasysh edhe keto lloj deklarata
Ne fakt ndonese gjuha e Komisionit Europian dhe Bashkimit Europian ne pergjithesi duket paksa e komplikuar teknike dhe burokratike porosia ndaj Shqiperise ka qene shume e qarte sidomos per klasen politike. shte kerkuar nga Shqiperia qe te permbushe ato kritere te cilat i kane permbushur te gjitha vendet e tjera qe kane sot statusin e kandidatit. Pra porosia ka qene te tejkalojne krizen politike qe te kete funksionim te shtetit te institucioneve demokratike te vendit perfshire qeverine Parlamentin dhe te gjitha institucionet e pavarura gjyqesorin. Te mos kete ngaterrim te pushteteve pra secili institucion te luaje rolin qe ka ne shtet te kete liri te shprehjes te garantuar te mos kete ndikime politike ne gjyqesor dhe ne media dhe kjo eshte me se e qarte pra nuk shoh ndonje mesazh te paqarte ketu. Ajo qe ka qene e qarte ne gjuhen e BE-se eshte se Shqiperia shumicen e ketyre kritereve nuk i ka permbushur dhe eshte kritikuar per te gjitha. shte kritikuar se nuk funksionojne institucionet demokratike te shtetit pra Parlamenti qe eshte institucioni kryesor nuk funksionon qe ka ndikim nga politika ne media ne gjyqesor dhe nje vend i tille nuk mund te meritoje marrjen e statusit te kandidatit. Keshtu ka qene porosia edhe per vende te tjera me pare mirepo kur i kane permbushur kriteret kane marre statusin e kandidatit.
Ne fakt ne rastin e opinionit te Komisionit per Shqiperine eshte krijuar pershtypja te pakten ne shumicen e qytetareve se opinioni nuk ishte negativ ne thelb pra qe Shqiperia sapo te kishte mundesine e pare per te kapercyer krizen politike do te merrte statusin kandidat. A e keni lexuar edhe ju keshtu
Jo une e kam lexuar ne forme shume te qarte sepse raporti eshte shume i qarte i shkruar me gjuhen diplomatike te BE-se pasi BE-ja gjithmone permbahet ne gjuhe mirepo e le porosine e qarte per ata te cileve u drejtohet dhe kjo eshte klasa politike. Deri me tani une kam lexuar katermbedhjete opinione per katermbedhjete vende dhjete prej te cilave jane tashme anetare te BE-se. Opinioni ka nje perfundim dhe ai eshte rekomandimi. Opinion pozitiv quhet vetem ai qe rekomandon dhenien e statusit te kandidatit dhe nisjen e negociatave te anetaresimit. Mungesa e nje rekomandimi te tille ne rastin e Shqiperise deshmon se raporti eshte negativ. Pra ne rastin e Shqiperise formulimi se Shqiperia do te marre statusin e kandidatit kur te permbushe gjerat e siperpermendura tregon se Shqiperia nuk i ka permbushur dhe me kete fakt ai raport eshte negativ dhe nuk do te kete opinion tjeter per Shqiperine. Mund te ndodhe qe ne raportin e progresit nese Shqiperia deri atehere i permbush kriteret e mbetura atehere Shqiperia do te kete mundesi te marre rekomandimin e komisionit per marrjen e statusit per kandidat. Per momentin Shqiperia nuk i ka permbushur keto kritere dhe eshte bere vendi i vetem deri tani i Ballkanit i cili ka pasur nje opinion negativ. Kjo ka ndodhur ne kohen e Luftes se Ftohte me Greqine kur komisioni ka konstatuar se Greqia nuk i ka permbushur kriteret mirepo atehere eshte marre vendim politik nga vendet anetare te BE-se qe me gjithe mospermbushjen e kritereve Greqise ti jepet statusi i kandidatit. Kjo nuk ndodhi me Shqiperine dhe nuk do te ndodhe ne te ardhmen me asnje shtet tjeter sepse rrethanat kane ndryshuar dhe shtetet anetare te BE-se jane shume te kujdesshme duke insistuar ne politiken e kushtezimeve ne procesin e zgjerimeve.
Duke pasur parasysh konferencat per shtyp dhe raportet e ndryshme apo deklaratat e vendeve anetare apo te komisionerit si e keni perkthyer ju kapercimin e krizes politike. Si duhet te vije kjo
Nese e gjykojme ne baze te deklaratave te institucioneve europiane mund te themi se ne nje menyre fajesohen te dyja palet kjo eshte porosia e pergjithesuar qe del ne siperfaqe mirepo behet e qarte se pergjegjesine me te madhe e kane ata qe jane ne pushtet sepse opozita e ka rolin e vet qe te ve ne dyshim pushtetin qe te kritikoje mirepo po ashtu e ka gjithashtu vendin e saj ne ato institucione ku i ka fituar votat. Pra asnjehere nuk ka munguar kritika ndaj opozites pse nuk merr pjese ne Kuvendin e Shqiperise dhe ne punimet e Kuvendit mirepo eshte thene qarte se pergjegjesine kryesore per tejkalimin e krizes e mban qeveria dhe partite qe jane ne pushtet. Pra kjo ka qene e qarte ne deklaratat e zyrtareve te Bashkimit Europian dhe eshte e qarte edhe sot. Dallim ketu ben Parlamenti Europian ku per shkak te solidaritetit partiak kemi ndasi perbrenda Parlamentit Europian dhe socialistet mbeshtesin opoziten ne Shqiperi perderisa partite e djathta mbeshtesin PD-ne dhe qeverine. Pra Parlamenti Europian duke pasur nje liri me te madhe te shprehjes sillet ne kete menyre dhe solidarizohet me partite simotra ne Shqiperi. Mirepo Keshilli i BE-se dhe Komisioni Europian kane qene gjithmone te qarte. I takon qeverise qe te siguroje qe zgjedhjet te jene te lira dhe te drejta dhe i takon qeverise qe te beje me shume per te tejkaluar krizen dhe per te afruar opoziten.
Konkretisht cfare instrumentesh ka qeveria per te gjetur zgjidhjen dhe kompromisin me opoziten
Qeveria ka gjithmone mekanizmat e pushtetit ne dore. Pra eshte ajo e cila duhet ta luaje rolin e atij qe ka marre legjitimitetin e qytetareve per te udhehequr shtetin mirepo udheheqja e shtetit nuk lejon keqperdorime te instrumenteve te shtetit sic eshte Gjyqesori dhe Kuvendi. Rasti drastik qe ka hasur irritim perbrenda BE-se eshte krijimi i Komisionit Hetimor perbrenda Parlamentit i cili nga disa ne menyre private eshte quajtur si nje inkuizicion pra eshte thjesht nje Komision politik e jo hetimor me qellim te nderhyrjes ne punet e institucioneve te pavarura sic eshte Prokuroria apo policia qe duhet te hetoje ate qe ka ndodhur.
Po i referoheni Komisionit Hetimor Parlamentar per 21 janarin
shte ceshtja e 21 janarit mirepo eshte nje shembull konkret ku Shqiperia ne syte e Bashkimit Europian ka bere te qarte se qeveria nuk respekton ndarjen themelore te pushteteve pra ate Gjyqesor Ekzekutiv dhe Ligjvenes dhe ne Shqiperi eshte bere nje situate ku nuk dihet se cfare ben qeveria Parlamenti dhe prokuroria nderkohe qe duket se eshte Kryeministri ai qe udheheq edhe Parlamentin gje qe nuk mund te pranohet ne nje vend me demokraci parlamentare. Nga ana tjeter qeveria eshte dashur te jete me e gatshme qe te beje hetimet e rasteve te keqperdorimeve ne zgjedhjet e fundit dhe kemi pasur ato rekomandimet e ODIHR-it te cilat sipas zyrtareve te BE-se nuk jane adresuar ashtu sic duhet dhe koha ka kaluar. Tani ne prag te zgjedhjeve lokale Shqiperia gjendet ne nje situate ku nuk ka mjaft kohe per te adresuar te gjitha rekomandimet qe jane bere. Pra eshte blere kohe eshte manipuluar opinioni dhe serish them se kritikat ndaj qeverise nuk amnistojne ne teresi as opoziten ndonese ata qe e kane pushtetin e mbajne edhe pergjegjesine me te madhe.
shte krijuar pershtypja sikur gjuha e Komisionit apo e Bashkimit Europian eshte e pakuptueshme ose e dyzuar ne disa raste cfare lejon qe edhe forcat politike ne vend te abuzojne duke marre segmente te vecanta fjalish ne favor te tyre dhe duke komentuar mbi to. Sipas jush cili eshte mesazhi qe qofte Komisioni Europian qofte Bashkimi Europian Presidencat e ndryshme te BE-se kane percjelle ndaj klases politike ne Shqiperi
Per fat te keq ne Shqiperi kjo eshte shume e veshtire sepse shoqeria eshte e polarizuar mediat jane te polarizuara dhe te politizuara dhe ky moskuptim ne Shqiperi behet ne menyre te qellimshme. Pra vete politikanet ne Shqiperi nga deklaratat e zyrtareve te BE-se marrin ate pjese qe u leverdis per kauzen e tyre dhe ne ate menyre ua paraqesin qytetareve. Kete e bejne edhe nje numer i madh i mediave ne Shqiperi prandaj krijohet konfuzion se kush ka thene cfare dhe cila ka qene porosia ne fakt. Po te ishte nje vend tjeter nuk do te ndodhte dicka e tille. Per shembull une punoj ne nje media kroate dhe ne Kroaci nuk ka dallim mes mediave kur duhet paraqitur ndonje porosi e cila eshte e qarte. Per shembull kemi rastin e ish-kryeministrit te Kroacise Ivo Sanader i cili eshte akuzuar per korrupsion eshte ne burg dhe jane duke u bere hetime ndaj tij. Asnje media ne Kroaci as e vogel dhe as e madhe as shteterore apo private as ndonje gazete apo televizion nuk i del ne mbrojtje ish- kryeministrit te Kroacise Ivo Sanader i cili e futi vendin ne NATO dhe e beri kandidat per tu anetaresuar ne BE. Mirepo kur qytetaret shohin deshmite se ai ka qene i korruptuar askush nuk i del ne mbrojtje. Ne Shqiperi kemi raste kur njerez me deshmi akuzohen per korrupsion dhe gjysma e mediave apo gjysma e popullit i del ne mbrojtje sepse gjithcka shihet bardh e zi dhe nuk lejohet qe dikush te jete i neutral dhe i paanshem.
Per cilin rast po flisni konkretisht
Per mua eshte shume i qarte rasti i ish-zv.kryeministrit Ilir Meta. Natyrisht ne nuk kemi baze qe te themi se ai ka faj por ajo qe eshte pare ne televizion ne asnje vend te botes nuk do te ndodhte qe nje pjese e mediave ti dale ne mbrojtje dhe te akuzoje pjesen tjeter te medias per punen qe ka bere. Nga ana tjeter ne gazetaret duhet te kemi nje rol i cili nuk eshte edhe aq i lehte qe kete gjuhe te komplikuar te BE-se gjuhe diplomatike ta thjeshtezojme ne ate menyre qe te jete e kuptueshme per opinionin popullin dhe kjo nuk eshte e lehte sepse gjate thjeshtezimit te kesaj gjuhe duhet te kemi kujdes qe te mos bejme gabime. Por perseri une nuk mendoj se ne Shqiperi njerezit jane te paafte per te zberthyer por mendoj se manipulimet behen ne menyre te qellimshme madje mund te them se ne Shqiperi jane shume te talentuar per te bere manipulime te tilla.
Kujt i referoheni
I referohem te gjitha strukturave politike te cilat selektojne ato pjese te deklaratave qe u pelqejne apo zgjedhin ne Parlamentin Europian disa deputete qe i kane mbeshtetes dhe i marrin deklaratat e tyre dhe i pergjithesojne si kinse deklaratat e Brukselit apo te BE-se vetem nese u shkojne ne favor te tyre.
A ishte rasti me takimin e Komitetit te Stabilizim Asociimit BE-Shqiperi
Ai ishte nje incident qe deshmon papjekurine diplomatike ndoshta te diplomacise shqiptare apo edhe guximin e tepruar qe Shqiperia te ndieje se mund te flase edhe ne emer te Bashkimit Europian. shte ne kulturen diplomatike dhe ne kulturen e komunikimit ne vendet e zhvilluara qe njera pale asnjehere nuk nxjerr ne publik ate qe ka thene pala tjeter ne takim. Nese ne nje takim jane te dyja palet ato mund te dalin me nje deklarate te perbashket. Nese nuk dalin ne nje deklarate te perbashket atehere secila pale mund te dale me qendrimin e vetes e jo me qendrimin e pales tjeter ndonese keto deklarata shpesh behen me qellime te perfitimit te mbeshtetjes ne opinion. shte bere paksa qesharake sepse zyrtare nga te gjitha vendet e Ballkanit kur vijne ne Bruksel ata vetem shohin se si nga Brukseli te japin nje mesazh ne vendin e tyre pra nuk u intereson shume permbajtja e takimeve ku marrin pjese por me shume se cfare pershtypje do te krijohet ne opinion per kinse viziten e tyre shume te suksesshme dhe mbeshtetjet qe kane marre ketu.
Si e pate incidentin qe u krijua midis eurodeputetit Boshtinaru dhe Kryetares se Parlamentit Jozefina Topalli ne Parlamentin Europian
Ishte nje incident i pahijshem mirepo nuk eshte asgje e jashtezakonshme ne demokracine parlamentare sepse parlamentaret kane liri me te madhe te shprehjes dhe pergjegjesi me te vogel sesa politikanet e tjere. Keshtu qe z. Boshtinaru ndjeu se ishte fyer nga akuzat qe kishte bere Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise duke e quajtur ate person te korruptuar pastaj z. Boshtinaru kerkoi qe znj. Topalli ti kerkonte falje publike. Ne pergjithesi askush nuk mund te akuzoje dike sidomos per korrupsion nese nuk ka deshmi. Nese znj. Topalli ka deshmi se z. Boshtinaru eshte i korruptuar eshte dashur qe te paraqese ne organet e Parlamentit Europian e sidomos tek zyra e Olafit ketu sepse Olafi tashme po heton disa deputete te Parlamentit Europian per korrupsion dhe gatishmeri qe te jene te korruptuar dhe natyrisht jam i bindur qe Olafi do te vepronte sipas deshmive te znj. Topalli nese ajo i ka. Perndryshe akuzat e pabaza jane vertete te denueshme ne demokracite perendimore.
fare rrezikon vendi
Shqiperia jo vetem qe rrezikon por ka rrezikuar tashme dhe ka humbur shume. Pra prej nje vendi qe ishte ne fillim te viteve 90 shume para Kroacise ne afrimin me Bashkimin Europian sot po mbetet nder vendet e fundit se bashku me Bosnje-Hercegovinen qe per shkak te luftes dhe ndasive etnike nuk eshte shtet jofunksional. Shqiperia eshte e vetmja qe ka nje opinion negativ tek Komisioni Europian. Kete vit flitet se Serbia mund te marre statusin e kandidatit Mali i Zi daten e nisjes se negociatave dhe askush ne kete kontekst nuk e permend Shqiperine. Per Shqiperine flitet vetem nese do te mund te organizoje apo jo zgjedhje te lira lokale. Ketu shihet se sa ka mbetur Shqiperia ne krahasim me vende te tjera. Ne Shqiperi degjohen statistika per arritjet ekonomike zhvillimin dhe keto jane ne rregull por se sa ka avancuar nje vend ate mund ta shohesh vetem nese e krahason me vendet e tjera e nese krahasojme rrugen e integrimeve ne BE Shqiperia po ngec. Nese vazhdon keshtu rrezikon qe te ngadalesoje edhe me shume procesin e ngadalshem te integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian. Nese klasa politike ne Shqiperi pa marre parasysh nese jane te majte apo te djathte vazhdojne ta shohin procesin e integrimeve europiane vetem nepermjet prizmes se tyre politike partiake apo personale atehere do ti bejne nje dem shume te madh shtetit sepse eshte shteti ai qe integrohet ne BE e jo partite politike. Per Shqiperine procesi ka mbetur ne vend dhe nuk po vazhdon. Do te duhet te zhbllokohet ky proces integrimi i Shqiperise ne BE. Besoj se kjo do te ndodhe ndoshta ne vitin 2020 apo 2022. Ky do te ishte nje vit real per hyrjen e Shqiperise ne Bashkimin Europian.