E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afërdita Dreshaj i këndon Çamërisë

TIRANE- Bashkë me dy këngëtarë të tjerë, Hekuran Krasniqin dhe reperin Arian Agushi i njohur ndryshe si Gold AG, Afërdita Dershaj do t’i këndojë Çamërisë në një gërshetim me larmi zhanresh.

Ata së shpejti do të lançojnë në treg, bashkë me videoklip, një këngë të re, e cila i dedikohet Çamërisë.”Kemi vendosur që së bashku me Afërditën dhe Arianin të realizojmë një këngë kushtuar Çamërisë.

Do të jetë një kombinim mes Hip-Hopit, labërishtes dhe toskërishtes. Është diçka e re në tregun muzikor dhe shpresojmë të pëlqehet në publik”, ka thënë Hekuran.
(m.a/Bluetooth/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›