E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel: Plani për shpëtimin e Greqisë jofunksional

BERLIN- Programi i shpëtimit që u përzgjodh për Greqinë nuk duket se po funksionon, deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel në një intervistë për pesë gazeta të mëdha europiane.
Merkel e cilëson Greqinë "rast të veçantë" dhe thekson se "duhet të qetësohet situata dhe të rifitohet besimi i tregjeve".

Kancelarja gjermane thekson gjithashtu se "vendet me borxh të ekzagjeruar duhet të reformohen më shumë" dhe se "nuk ka kuptim të premtojmë gjithmonë e më shumë para nëse nuk luftojmë shkaqet e krizës".
Ndërkaq, Berlini vlerëson se raporti i Trojkës për ecurinë e programit të stabilitetit të Greqisë nuk do të jetë gati deri në samitin e BE-së të hënën e ardhshme, më 30 janar.

"Nuk pres që raporti i Trojkës të jetë gati para samitit të së hënës", deklaroi një zyrtar i lartë gjerman në një takim informativ me gazetarët, në prag të samitit.
Sipas tij, si rezultat i këtij fakti, situata në Greqi nuk pritet të ketë vëmendje kryesore në takimin e nivelit të lartë të Bashkimit Europian.
(m.a/amna/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›