Lezhë, përmbyset treni i mallrave

Sërish aksident hekurudhor në Lezhë. Një tjetër tren mallrash i linjës Shkodër- Tiranë ka dalë nga shinat në dalje të Lezhës, pikërisht në fshatin Spiten. Si pasojë e këtij aksidenti 2 vagona janë përmbysur plotësisht, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar apo viktima. Edhe në këtë rast amortizimi i rrjetit hekurudhor
është vlerësuar shkaku kryesor i këtij aksidenti. Brenda dy javëve kjo është hera e tretë që treni del nga shinat. Në vendin e rrëzimit të vagoneve kanë mbërritur ekspertë të drejtorisë së hekurudhave,të cilët kanë punuar gjithë natën për të zhbllokuar linjën, dhe për të riparuar dëmin e shkaktuar. Pas pesë orësh, hekurudha drejt Tiranës ka qenë e hapur për lëvizjen e trenave, ndërsa problemet mbeten të hapura, pasi kalbëzimi i traseve të drunjta dhe zhvendosja e atyre të betonta e ka kthyer linjën hekurudhore të Lezhës në një vend të pasigurt për mashinistet, por edhe për pasagjerët që zgjedhin këtë mënyrë lëvizjeje. Pas daljes nga shinat të dy trenave me pasagjerë, rasti e fundit shpjegon situatën,ndaj të ciles masat mbeten tepër larg.