Rama provokacion dhe dhunë antiligjore në Këshillin Bashkiak

Plaga e vjetër e bashkisë ka nisur sërish të pikojë në mendjen e zemrën e Edi Ramës. Pa u merakosur për modelin revanshist që atij do t’i demaskohej, dje Edvini urdhëroi pushtimin e këshillit bashkiak, me një padurim diktatorial që tregon fytyrën e një junte të nesërme në pushtet
E kaluara në një formë ose në një tjetër rikthen për të prishur punë. Kjo po i ndodh me ish-kryebashkiakun, Edi Rama që po synon të destabilizojë të gjithë pushtetin lokal përpara zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. Bashkia e Tiranës kishte njoftuar zyrtarisht se nuk ishte thirrur mbledhja e Këshillit Bashkiak, pavarësisht kësaj, grupi i bashkuar i të majtëve është dyndur në derën e këtij institucioni me qëllim shkarkimin e kryetarit Njazi Kosovrasti dhe emërimin e kryeredaktorit të “Zërit të Popullit”, Aldrin Dalipi në vend të tij. Ndërkaq ndërsyerja e këshilltarëve të majtë për shpërthyer dyert e Këshillit Bashkiak për të organizuar një mbledhje jo normale, të paligjshme sinjalizon se plaga e vjetër e bashkisë ka nisur sërish të pikojë në mendjen e zemrën e Edi Ramës. Pushtimi në stilin fashist q këshilltarët e majtë i bënë sallës së Këshillit Bashkiak, të kujtojnë marshimin e këmishzinjve fashiste në pushtimin e Romës, kryeqytet i Italisë. Edi Rama po bllokon organet e qeverisjes vendore të japin ndihmën ekonomike të paracaktuar me ligj për qytetarët në nevojë. Para ca kohësh dhjetëra banorë të njësisë nr. 4 protestuan para selisë së PS, duke kërkuar miratimin e ndihmës ekonomike.