E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama publikon foto nga takimet në Gjirokastër, Sarandë dhe Himarë

TIRANË, 4 maj/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste ka vijuar takimet në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

Ndërsa fushata elektorale ka hyrë në javën e fundit, Rama zhvilloi dje një axhendë të ngjeshur takimesh në Gjirokastër, Sarandë e Himarë, ku u çel sezoni turistik.

Ndërkohë ditën e sotme, kryeministri informoi se takimet do të vijojnë në qytetet e Shkodrës dhe të Lezhës.

“Me falënderimin për mikpritjen nga Gjirokastra, Saranda dhe Himara e duke ju ftuar të shihemi sot në Shkodër e Lezhë”, shkruan Rama në rrjetet sociale, ndërsa ndau edhe fotoalbumin nga takimet e djeshme.

Rëndësia e bashkimit përtej së majtës dhe të djathtës për Shqipërinë në Bashkimin Europian ishte sërish apeli i Kryeministrit në këto takime elektorale. Rama kërkoi votën për PS-në që shqiptarët të marrin pasaportën europiane.

/m.m/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›