Rama publikon librin “Kurbani”
Në fjalën e tij, Rama tha se kishte vendosur të botonte këtë libër vetëm kur ishte bindur se nuk do të shkruante një rrëfim sipërfaqësor, “me kokën mbrapa, por një konfesion të thellë me shikimin përpara”.
“Ky libër u bë libër shumë më vonë sesa kur nisi të shkruhet. Fillimisht si një murmurimë në vetmi. Murmurimë nga ato që na rrëmbejnë shpesh në përpjekjen e pavetëdijshme për t’i treguar dikujt që s’është aty gjëra të lëna përgjysmë, mendime të mbetura pezull, ngjarje të pashpjeguara deri në fund, ëndrra të penguara, pasione të zjarrta, pengje shpirtërore apo thjesht dhimbje të padukshme. Gjatë gjithë të shkruarit kam pasur përballë një karrige ku rrinte ulur lexuesi, por s’kam shkruar kujtime duke qëndruar në vend”, tha midis të tjerash.
“Më ngjan sikur kam dal publikisht lakuriq. E di, siç e dini edhe ju, që s’e kam për herë të parë, po çdo lakuriqësi ka një dobësi të vetën që të bën të ndjehesh i kërcënuar. E nëse ka një gjë që më tremb më shumë tani që çka kam shkruar e keni ju në dorë, nuk është që ky libër edhe mund të mos ju pëlqejë. Kjo do ishte gjysma e së keqes. Po është që se mos ju dukem i mërzitshëm teksa më lexoni. Vetëm këtë nuk e dua fare. E di sa e vështirë është, aq më tepër në gjatësinë e 444 faqeve, por e kam një shpresë se do të më lexoni deri në fund pa ua marrë librin nga dora mërzia”, vijoi ai. /Start/
2011-11-10 07:55