Rama publikon pamjet e ‘Thethit të Rilindur’ pas lirimit të hapësirave publike

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje të fshatit turistik të Thethit, duke e cilësuar atë si “Thethi i Rilindur”.
Në një postim në faqen e tij në Facebook, Rama ka shpërndarë foto që tregojnë hapësirat publike të liruar nga ndërtimet e paligjshme. Ky veprim vjen pas një operacioni për lirimin e zonave të zaptuara, me qëllim që t’i kthehen komunitetit dhe vizitorëve.
“Thethi i Rilindur,” shkroi shkurtimisht Rama në postimin e tij, duke theksuar transformimin që ka pësuar zona malore.
/rtsh.al/