E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama: Kemi një kalendar ambicioz me BE-në. Në 2030-n, Shqipëria ulet në tryezën e familjes evropiane

Kryeministri Edi Rama duke folur online në samitin e Zgjerimit në Euronews, deklaroi se Shqipëria pritet të ulet në tryezën e BE-së në vitin 2030.

Rama vuri në dukje se viti 2030 është një datë që është përllogaritur së bashku me Komisionin Evropian.

Sipas tij, midis Shqipërisë dhe Komisionit Evropian është rëndë dakord për një kalendar  “që është mjaft ambicioz por i bëshëm detyrash shtëpie për ne, për të mbyllur bisedimet e anëtarësimit, negociatat në vitin 2027”.

“Për këtë duhet të pyesni Brukselin por sa më takon mua duhet t’ju them se 2030-a nuk është një datë që e kam në ëndërr por një afat që vjen si rezultat i një përllogaritje shumë të thjeshtë. Në konsensus me Komisionin kemi rënë dakord me një kalendar që është mjaft ambicioz por i bëshëm detyrash shtëpie për ne, për të mbyllur bisedimet e anëtarësimit, negociatat në vitin 2027. Ka mundësi që të bëhet edhe më shpejt në gjysmën e parë të 2027-s por në fund të 2027-s. Ndërsa parashikojmë që Shqipëria të ulet rreth tryezës së BE-së në 2030. Nuk jemi kundër që të jemi më shpejt edhe atje”, theksoi Edi Rama.

Ai theksoi së Shqipëria ka çelur me Bashkimin Evropian “5 nga 6 grupkapitujt brenda 11 muajve që është një rekord absolut sa i takon shpejtësisë. Është diçka që vetëm pak vite më parë nuk mund të imagjinonim”.

Pjesë nga intervista e Edi Ramës në samitin e Zgjerimit në Euronews:

Cili është sekreti, pse nuk e ndani me vendet e tjera kandidate? Cili ishte sekreti juaj që e përshpejtuat kaq shumë?

Edi Rama: Përveç të zakonshmes, që lidhet me punën e madhe do të shtoja edhe se shpejtësia lidhet me dy faktorë kryesorë. Nga njëra anë lidhet me ato çka unë i quaj vitet e poshtërimit, ato vite kur Komisioni Evropian rekomandonte që Këshilli të çelte bisedimet me Shqipërinë dhe ne refuzoheshim nga disa vende. Ne me kokëfortësi përgatiteshim për momentin e çeljes. U stërvitëm në mënyrën më të fortë të mundshme me të gjithë ekipin duke i thënë vetes; momenti ynë do të vijë dhe për atë moment duhet të jemi gati. Kur momenti mbërriti ne ishim shumë më të përparuar se ndoshta të tjerët në atë moment të çeljes. Ja ku vjen faktori numër 2 që është Brukseli i cili ndryshoi qasjen e tij dhe u zgjua. Për fat të keq u desh një agresion ushtarak në tokën europiane që ta bënte Brukselin të zgjohej jo vetëm në nivelin e Komisionit ku kemi gjetur drejtësi, por edhe në nivelin e Këshillit; kur na thoshin se po do të martohemi por nuk jemi gati. Momentumi i ri është ende i pranishëm dhe qasja ende vazhdon. Shpresoj fort që të mos zbehet edhe më së fundmi do të ulemi së bashku në të njëjtën tryezë.

A ndjeni që ky ndryshim nga Brukseli po zbatohet dhe po shihet nga vendet e tjera të rajonit?

Edi Rama: Për këtë duhet të pyesni Brukselin por sa më takon mua duhet t’ju them se 2030-a nuk është një datë që e kam në ëndërr por një afat që vjen si rezultat i një përllogaritje shumë të thjeshtë. Në konsensus me Komisionin kemi rënë dakord me një kalendar që është mjaft ambicioz por i bëshëm detyrash shtëpie për ne, për të mbyllur bisedimet e anëtarësimit, negociatat në vitin 2027. Ka mundësi që të bëhet edhe më shpejt në gjysmën e parë të 2027-s por në fund të 2027-s. Ndërsa parashikojmë që Shqipëria të ulet rreth tryezës së BE-së në 2030. Nuk jemi kundër që të jemi më shpejt edhe atje.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›