E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama reagon sërish për UBT: Zbutja e masave të sigurisë, lajm i gëzueshëm

Kryeministri Edi Rama e quan lajm të gëzueshëm zbutjen e masave të sigurisë nga Gjykata për disa nga të akuzuarit e Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Në një postim në rrjetet sociale Rama shkruan se drejtësia për shkeljet e pretenduara nuk ndihmohet me ato masa sigurie, prokurorët dhe gjykatësit mund ta bëjnë tani pa asnjë ndryshim, detyrën e tyre dhe fajtorët e mundshëm nuk kanë asnjë shans të shpëtojnë.

Kryeministri e quan të rëndësishme aleancën strategjike të Universitetit Bujqësor me Universitetin Boku të Vjenës.

Drejtësia e re e Shqipërisë 2030 në BE, thotë Rama, duhet të jetë si statuja e zonjës së drejtësisë, gjithnjë për të gjithë.

Ja pse jam i lehtësuar me lajmin e heqjes në Gjykatën Speciale të 20 masave të sigurisë (nga 24) në Universitetin Bujqësor:

1. Drejtësia për shkeljet e pretenduara të tre viteve më parë, as nuk pengohet as nuk ndihmohet nga ato masa sigurie, ndërsa jeta personale e familjare e… pic.twitter.com/QF9CqfeSYa

— Edi Rama (@ediramaal) February 27, 2025

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›