“Rama, revansh për të destabilizuar vendin”

Ministri Arben Imami në Elbasan takon ish-të përndjekurit politikë
Arben Imami, deputet dhe njëkohësisht kryetar i grupit të punës së PD në qarkun e Elbasanit, zhvilloi pasditen e djeshme një takim me ish-të përndjekurit politikë në këtë qytet.
Ministri Imami theksoi se duhet me shumë përpjekje për t’i bashkuar të gjithë drejt një synimi që është më i madh se ne, sepse Partia Demokratike atij të interesit kombëtar, për t’u integruar në Komunitetin Europian, ne arritëm MSA-në dhe paraqitëm kërkesën për statusin e vendit kandidat. “Për vite me radhë Edi Rama provoi gjithçka për bllokimin e integrimit të vendit duke vënë interesin personal mbi atë kombëtarë me grevë urie, me bojkotim, me 21 janar, me mos votim të 3 ligjeve, por akti i fundit destabilizues që nuk do t’ia arrijë qëllimit ashtu siç nuk ia ka arritur në këto 8 vjet është shkatërrimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, theksoi ai.
Ndër të tjera, ministri Imami vuri në dukje se, dorëheqja e dy anëtarëve të këtij Komisioni të cilët ishin përfaqësues të propozuar nga Partia Socialiste tregon edhe një herë shumë qartë atë që kemi thënë sepse ata nuk ikën për shkak të pavarësisë së tyre si persona, por kanë ikur në grup si përfaqësues të partisë socialiste për të mos lejuar zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme në Shqipëri në 23 qershor, ky ishte dhe paralajmërimi që bëri Edi Rama në komunikimin e tij për shtyp.
Sipas tij Partia Socialiste u përpoq të shfrytëzojë fatkeqësinë e një grupi të të përndjekurve të cilët janë dhe grupi i themeluesve të partisë demokratike, për të bërë një ndarje të këtij grupi të rëndësishëm që është i pashkëputshëm nga Partia Demokratike e nëpërmjet tyre u përpoqën me grevën e urisë dhe evenimente të tjera, të krijonin idenë që Edi Rama i del zot këtij grupi dhe interesave të tyre.