E Diel, 1 Nëntor 2026

Robert Hand: Te plotesohet KQZ, ikja e 3 anetareve, joprofesionale Intervistoi: Keida Kostreci

Robert Hand, vezhgues i hershem i zgjedhjeve ne Shqiperi dhe njohes i mire zhvillimeve politike atje thote se ende ekziston mundesia per zgjedhje te rregullta ne Shqiperi ne qershor, por shton se duhet vepruar me shpejtesi per ta realizuar nje gje te tille. Keshilltari i larte politik i Komisionit Amerikan te Helsinkit Robert Hand, shprehu ne nje interviste per Zerin e Amerikes keqardhjen per ato qe i quajti lojera politike, perfshire situaten e krijuar me Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Z. Hand tha se komuniteti nderkombetar nuk eshte i kenaqur me menyren e te berit politike ne Shqiperi, qe sipas tij e pengon realizimin e potencialit te plote te vendit.

Komuniteti nderkombetar, perfshire perfaqesues te qeverise dhe Kongresit amerikan qe folen ne seancen e fundit per Shqiperine, kane thene se zgjedhjet e qershorit jane te nje rendesie vendimtare per te ardhmen e vendit dhe integrimin evropian. Sipas jush cfare varet nga keto zgjedhje?

Mendoj se gjithnje e me shume ka nje humbje durimi me Shqiperine. Ne duam qe Shqiperia te jete e suksesshme, ne e dime qe e ka mundesine qe te jete e suksesshme. Ka pasur nje fare perparimi ne mbajtjen e zgjedhjeve te viteve te fundit, por perparimi nuk ka qene i mjaftueshem, prandaj edhe e quajtem seancen “Ritmi i perparimit”. Pra nuk mund te mohohet qe ka pasur perparim, por nuk ka qene aq i shpejte sa c’duhet. Mendoj se nuk vihet ne diskutim qe Shqiperia duhet te ishte ne gjendje deri tani te mbante zgjedhje qe te jene pa medyshje “te lira dhe te drejta”, qe gjithkush te kishte krijuar besim tek institucionet dhe si rrjedhoje tek rezultatet e zgjedhjeve. Per fat te keq kemi filluar qe tani te shohim per zgjedhjet e ardhshme se po behen shume lojera dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve eshte nje prej tyre dhe kjo po shkakton humbje besimi dhe mendoj se kjo eshte per te ardhur keq. Nese zgjedhjet e kesaj radhe ne Shqiperi nuk marrin note te mire, pa diskutim qe do te kete pasoja per shpejtesine e integrimit ne Bashkimin Evropian. Anetaresimi, edhe ne rrethana ideale do kohe qe te behet, keshtu qe nuk mund te perballohen vonesa te metejshme. Prandaj zgjedhjet duhet te jene te rregullta. Ende ekziston mundesia, por mendoj se duhet te veprojne me shpejtesi per ta realizuar nje gje te tille. Persa i takon Shteteve te Bashkuara, Shqiperia eshte aleate e NATO-s dhe ne jemi te kenaqur per kete, ne jemi miq te mire te Shqiperise, por ne gjithashtu konstatojme qe Shqiperia nuk po e realizon potencialin e saj te plote si partnere dhe aleate, persa kohe qe ka paqendrueshmeri politike, persa kohe qe ka korrupsion. Ne duam ta shohim Shqiperine jo vetem si vend mik, por edhe si nje vend te konsoliduar mik qe ndjek rrugen e duhur edhe ne zhvillimet e brendshme, qe te arrije maksimumin e ndikimit te saj si aleate dhe partnere.

Ju permendet Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Ju gjithashtu flisni per lojera politike. Sipas jush cfare forme duhet te kete zgjidhja e ketij problemi?

Eshte pak e veshtire per mua ta parashikoj nje gje te tille sepse jane bere lojera me Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, duke shkarkuar zotin Muho. Tre anetare te tjere dhane doreheqjen. Sigurisht qe ata (forcat politike) duhet te ulen se bashku te diskutojne sesi ta plotesojne KQZ-ne, por nuk duhet te jete thjesht nje vazhdim i lojes politike ku nje shtrengim duarsh mes dy partive politike, del mbi ligjin. Mendoj se shume njerez mendojne se nese do te ishte respektuar ligji, ky veprim nuk duhet te kishte ndodhur. Prandaj mendoj se duhet te kete nje riangazhim ndaj kodit zgjedhor, ndaj ligjeve, dhe nje ide te qarte per ecurine e metejshme. Pikepamja ime per KQZ-ne eshte se keta njerez (anetaret) zgjidhen nga partite politike, por pasi jane miratuar, duhet te pritet prej tyre qe te sillen me profesionalizem, jo ne menyre politike. Do te duhet nje marreveshje politike per ta rikthyer kete formule, por do te duhet gjithashtu nje rikonfirmim i qarte qe do ta respektojne kodin, do te respektojne ligjet dhe jo thjesht te bien ne ujdi per ate qe duan apo nuk duan te bejne.

Cilat do te ishin pasojat e nje ujdie politike, ne vend qe te gjendet nje zgjidhje afatgjate per kete problem?

Do te thote qe nje situate e tille mund te perseritet. Do te thote qe kurdo qe i intereson dikujt, mund te luaje me KQZ-ne. Mendoj se per keto zgjedhje, por edhe per zgjedhje te ardhshme, integriteti i KQZ-se dhe gjithe organizmave te tjera zgjedhore duhet te respektohet, ne menyre qe njerezit te kene besim tek to. Prandaj nuk duhet te jete nje zgjidhje e momentit qe lejon ecurine e ketyre zgjedhjeve. Duhet te kete nje rikonfirmim i respektimit te kodit, te ligjeve dhe qe keto institucione qe duhet te rregullojne ne menyre te paanshme procesin e zgjedhjeve, te bejne te mundur qe njerezit te hedhin voten, te numerojne votat sic duhet. Qe gjithkush te besoje dhe rrjedhimisht te respektoje rezultatet, ka nevoje per institucione qe gezojne besim dhe duhet bere me shume per krijuar besim tek keto institucione.

Ne zgjedhjet e kaluara, polarizimi, mungesa e vullnetit politik dhe mosbesimi mes partive kryesore ka hedhur hije dyshimi mbi rezultatin dhe procesin. Cila do te ishte keshilla juaj per te shmangur kete lloj klime?

Eshte e veshtire te thuash se ku i ka rrenjet polarizimi dhe mosbesimi ne Shqiperi sot dhe sesi mund te kapercehet dicka kaq e theksuar. Ndoshta do te thote, qe Shqiperise i duhet nje shoqeri civile me e konsoliduar dhe eshte e veshtire per shoqerine civile te hedhe rrenje ne nje klime te tille te polarizuar politike. Por pa dyshim kjo eshte e nevojshme dhe qytetaret vete duhet te angazhohen pak me shume dhe te thone “mjaft, kemi keto probleme dhe duam qe politikanet te perqendrohen me shume per zgjidhjen e tyre”. Nje menyre eshte shoqeria civile, por disa here shoqeria civile rekrutohet nga partite politike dhe kjo eshte pjese e problemit. Ndoshta kur te shkojne ne kutite e votimit, ta hedhin voten per ata qe jane me pak te prirur ta vazhdojne kete lloj situate.

Qe nga renia e komunizmit ne Shqiperi, partite politike dhe udheheqesit politike jane kritikuar se kane ndjekur interesat afatshkurtra politike dhe duket se kjo lloj prirjeje po vihet re edhe ne keto zgjedhje. Cila do te ishte keshilla juaj per ta shmangur nje menyre te menduari mbeshtetur ne cikle zgjedhore – qe ne fakt ndonjehere ndodh edhe ne SHBA - ne favor te nje vizioni afatgjate per te miren e vendit?

Po te dija t’i pergjigjesha kesaj pyetje aq sakte sa do te doja, me siguri do merrja cmimin Nobel. Mendoj se nje pjese e pergjigjes mbeshtetet tek ajo qe ju sapo permendet ne pyetjen tuaj. Kjo dukuri ndodh ketu dhe ndodh kudo. Interesi paresor i politikaneve eshte te marrin pushtetin dhe ta ruajne ate. Ajo qe eshte ndryshe ketu dhe ne vende te tjera dhe qe ende nuk ka ndodhur ne Shqiperi, eshte qe dikush te jete ne gjendje te prezantoje nje plan afatgjate, qe ta fuse vendin ne rrugen e reformave, ne rrugen e duhur, por ne nje menyre qe te jete terheqese per te ardhmen e afert. Per momentin te gjithe perqendrohen tek interesat afatshkurta dhe here fiton njera pale dhe here tjetra. Por nuk eshte askush qe mund te fitoje mbeshtetje te forte me nje menyre te menduari afatgjate. Ka disa parti me te vogla qe jane formuar se fundmi, ose edhe me pare si LSI-ja, por ne shumicen e rasteve ato u bashkengjiten partive te medha, ose hyjne ne koalicione qe u sjellin edhe atyre perfitime afatshkurtra. Ajo qe mendoj se eshte e nevojshme, jane disa alternativa reale ne Shqiperi dhe ndoshta keto alternativa mund te shfaqen edhe nga brenda partive ekzistuese. Ne Partine Demokratike, ne Partine Socialiste, ka njerez me ide vertet te mira. Kjo eshte dicka qe e permendi edhe kongresmeni Aderholt (Robert Aderholt, republikan nga Alabama) ne seance. Ka njerez te zgjuar dhe me vullnet te mire ne keto parti qe ndoshta duhet te ngjisin rangjet, ndoshta duhet te kete me shume demokraci brenda ketyre partive, ne menyre qe njerez qe kane nje vizion te ndryshem per te ardhmen e vendit, nje vizion me afatgjate, te mund te kene me shume ndikim. Pra ka disa menyra per ta realizuar kete synim, nuk do te thote domosdoshmerisht nje parti e re. Por ne fund te fundit, qytetaret kane nevoje per dike qe te hedhe hapin pa pasur garanci, te kete guxim dhe te thote: kjo eshte ideja ime. Shpresa ime eshte qe nese dikush e ndermerr kete hap, qytetaret te pergjigjen dhe te thone: “Po, kete duam edhe ne!”. Dhe kjo do ndihmoje per te sjelle ndryshim ne Shqiperi. Keshtu ndodh edhe ketu here pas here. Disa njerez duan te rrine ne pushtet, por pastaj del dikush qe ka nje vizion te ndryshem dhe njerezit reagojne, duke votuar per te. Kjo duhet te ndodhe edhe ne Shqiperi.

Ankesat duhet te jene te frenuara

KQZ-ja, vetem me kater anetare, nuk besoj se do te jete ne gjendje te marre vendime per ankesat dhe ky duhet te ishte nje nga hapat ne perpjekje per te zgjidhur sfida ndaj procedurave zgjedhore dhe pastaj do te shkonte tek kolegji elektoral. Do te jete e veshtire per keto zgjedhje per shkak te zhvillimeve te deritanishme. Mendoj se shume varet nga fakti nese diten e zgjedhjeve, gjerat shkojne mbare ne menyre te mjaftueshme qe te mos kete kontestime. Mendimi im eshte se nuk duhet te depozitohen ankesa, nese nuk ka nje baze per ankesen. Nuk duhen bere ankesa thjesht qe te kete ankesa. Por shpresoj qe nese votimi shkon mbare, nuk do te kete shume ankesa dhe rezultatet do te respektohen. Ndoshta partite politike, duke mesuar nga pervoja me KQZ do te mesojne te sillen me mire dhe te mos kete shume ankesa per te cilat duhet marre vendim. Me kalimin e kohes duhet bere pune e metejshme me gjykatat per te garantuar me shume respekt per shtetin ligjor, gje qe do te rriste besimin tek zgjedhjet e ardhshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›