E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama shkarkon Vlora Hysenin, “lejoi SPAK-un ti caktojë shefen e Shërbimit Sekret”, por jo zv/Kryeministren

Me një shpejtësi jashtë zakonit të tij, kryeministri Edi Rama ka shkarkuar Vlora Hysenin nga kreu i SHISH ndërkohë që ka mbajtur për shumë kohë ministra nën hetim në detyrë.
Pak muaj më parë ai refuzoi shkarkimin e Belinda Ballukut duke deklaruar se nuk do të lejonte që SPAK të caktonte që mban ai në qeveri.

Por ky standart u shemb sot po prej tij duke dëbuar nga larg një ndër baahkëpunëtoret më të nguahta të tij.

Rama shprehet se pret që çdo dyshim i organit të akuzës ndaj Hysenit të hetohet dhe zbardhet përmes një procesi të pavarur gjyqësor. Ai thekson se respekton punën dhe figurën e Hysenit, si dhe vlerësimet që ajo ka marrë nga agjencitë partnere si drejtuese e SHISH.

Në reagimin e tij, kryeministri mbron parimin e pavarësisë së organeve të drejtësisë dhe barazisë para ligjit, duke deklaruar se askush nuk është mbi ligjin, ndërsa kujton se çdo person konsiderohet i pafajshëm deri në një vendim përfundimtar gjyqësor.

Rama kritikon ndërkohë atë që e cilëson si “grirje mishi” në arenën politike dhe mediatike ndaj personave nën hetim, përpara se gjykata të shprehet për çështjen.

Ai thotë se përgjegjësia penale e një personi nën akuzë është çështje individuale përballë prokurorisë dhe gjykatës dhe se shumica qeverisëse nuk do të ndërhyjë në meritën e çështjeve të drejtësisë.

Në fund, Rama njofton se lirimi nga detyra i drejtores së SHISH është i menjëhershëm dhe se, sapo të kthehet në Tiranë, në konsultim me Presidentin e Republikës, do të zgjedhë drejtuesin e ri të Shërbimit Informativ të Shtetit.

DEKLATATA E RAMËS BASHKË ME URDHRIN E SHKARKIMIT/ Për shkak të orareve të ndryshme ky reagim nga Nju Jorku, ku jam për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, mund të duket i vonuar dhe ndjesë për këtë.

Sponsorizuar

Jam informuar lidhur me masën e arrestit shtëpiak që SPAK-u ka nxjerrë për drejtoren e Shërbimit Informativ të Shtetit, e pres që çdo dyshim i organit të akuzës të hetohet dhe zbardhet deri në fund përmes procesit të pavarur gjyqësor.

Përtej respektit për punën dhe për personin e Vlora Hysenit, si edhe po ashtu përtej vlerësimeve të vazhdueshme, që ajo ka marrë nga agjencitë partnere si drejtuese e shërbimit inteligjent shqiptar, rruga pa kthim që kemi zgjedhur është rruga e pavarësisë së organeve të drejtësisë për të hetuar e gjykuar këdoqoftë, pavarësisht statusit social apo funksionit publik.

Por po ashtu, është e pashmangashme mesa duket, që çdo hetim apo masë e marrë nga drejtësia në adresë të personave publikë, të kthehet në një motivim për të grirë mish njeriu në mexhelisin politik e mediatik dhe për të thirrur “litarin” si në sheshet e ekzekutimit mesjetar, kohë përpara sesa gjykata të thotë fjalën e saj.

E megjithatë, kurrësesi nuk mund të jetë e vërtetë që veprimet e pavarura të drejtësisë dhe afirmimi i vijueshëm i barazisë para ligjit, të jenë njëkohësisht akt-akuza kundër pikërisht një shumice qeverisëse e cila me kurajo e me vendosmëri, ia ka çelur rrugën drejtësisë së pavarur, në një vend ku deri para shumë pak vitesh kjo pavarësi ishte e paimagjinueshme prej shekujsh.

As mund të jenë këto zhvillime me drejtësinë baltë kundër Shqipërisë, e cila po bën në rrugën e saj të bashkimit me Europën shumëçka që as nuk mund të imagjinohet akoma në vendet e tjera të rajonit dhe që koha do ta çmojë më mirë se sa kushdo.

Çdokush është i pafajshëm deri në gjykimin përfundimtar po askush nuk është mbi ligjin në asnjë rast e për asnjë arsye, kështu që unë i jam falenderues Vlora Hysenit për çdo gjë që ka bërë si duhet në shërbim të Shqipërisë, ndërsa për gjithçka tjetër që ka të bëjë me çështjen e sapohapur nga organet e drejtësisë, qëndrimi im mbetet po ai i ditës së parë të Reformës në Drejtësi:

Pafajësia ose fajësia e një bashkëpunëtori të vendosur nën akuzë është një çështje individuale përballë prokurorisë e gjykatës dhe kjo shumicë qeverisëse me mua në krye, i mbetet besnike këtij qëndrimi duke mos hyrë në meritën e asnjë çështjeje të drejtësisë dhe duke mos bërë avokatinë e askujt që përballet me drejtësinë.

Lirimi nga detyra i drejtores së shërbimit është i menjëhershëm, e sapo të kthehem në Tiranë dhe në konsultim me Presidentin e Republikës, do të zgjedhim drejtuesin e ri të Shërbimit Informativ të Shtetit. a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›