E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama shkaterroi opoziten e majte

Kryetari i Partise Demokracia Sociale eshte shprehur ne nje interviste per gazeten “KJ”, pazaret mes dy kryetareve te dy partive te medha po sjellin pasoja per partite politike te opozites, por dhe per vendin ne pergjithesi. Sipas tij, keto pazare do te vijojne me te njejtin intensitet, por qe me i fituar ne keto raste per te, do te dale lideri i mazhorances Berisha. Duke deklaruar ftohjen e marredhenieve me Ramen, Milo shpreson per nje marreveshje ne momentet e fundit per zgjedhjet.

Zoti Milo, eshte prezent nje konflikt nderinstitucional mes presidences dhe ekzekutivit per ceshtjet e kandidaturave per anetaret e Gjykates se Larte. Rrezimi i ketyre kandidaturave dhe nje proces i sterzgjatur i kandidaturave te tjera eshte me risk per qeverine?!

Tashme Shqiperia i eshte prezantuar ne menyren me te keqe opinionit publik jo vetem te brendshem por edhe atij nderkombetar, per menyren se si klasa politike dhe ne menyre te vecante mazhoranca aktuale kerkon te beje disa reforma. Te kerkuara ne menyre te vecante nga institucionet nderkombetare, si BE dhe NATO, per integrimin e saj ne keto struktura. Per fat te keq, pas 18 vitesh tranzicion te veshtire, problematik, Shqiperia akoma nuk ka mesuar rregullat themelore te procedimit dhe te kultures politike per te ndertuar shtetin ligjor. Akoma ne Shqiperi veprohet me nje mentalitet te bajraktareve te koheve te kaluara, te cilet ishin dhe perfaqesonin ligjin dhe mbi ta nuk ekzistonte asnje autoritetet tjeter, qofte rajonal apo kombetar. Keshtu po ndodh aktualisht edhe me mazhorancen tone dhe shefin e saj zotin Berisha. I cili kete mentalitet prej bajraktari kerkon t’ia imponoje jo vetem politikes shqiptare, jo vetem gjithe Shqiperise, por ai kerkon t’ia imponoje edhe partnereve nderkombetare qe ta pranojne ate dhe menyren se si ai ben politike dhe qeveris Shqiperine, si nje vlere, gjoja, demokratike dhe Evropiane. Do te ishte zotesi e madhe nga ana e zotit Berisha, dhe une do ta pergezoja sinqerisht per aftesite e tij te padiskutueshme te makiavelizmit te tij politik, nese vertet ai do te ishte i suksesshem per te bindur nderkombetaret se eshte duke qeverisur Shqiperine ne baze te standardeve evropiane. Sa per shqiptaret, ata e dine shume mire dhe e kane provuar po kaq mire, si sa dhe me c’kualitete qeverisese e ka bere drejtimin e Shqiperise zoti Berisha dhe tani. Por me sa kam arritur te kuptoj, zotin Berisha nuk e shqeteson aq shume se cfare mendojne shqiptaret, se cfare mendon opozita. Gjithe meraku i tij eshte cfare mendojne nderkombetaret, cfare mendohet ne Uashington, ne Bruksel, apo gjetiu tjeter. Ketu ai eshte paksa i ndjeshem dhe po te vihet re ai reagon, korrigjohet dhe merr kthesa vetem atehere kur ka ne terheqje te vemendjes apo deklarata te ambasadoreve amerikane, te BE-se, apo te ndonje ambasadori tjeter, qe ai e konsideron me peshe dhe me influence per fatin e tij politik ne Shqiperi. Ndaj edhe perqasja qe ai i beri ceshtjes me te fundit te dekreteve te Presidentit te Republikes dhe menyren se si ato u votuan ne Kuvendin e Shqiperise, ishte tipike per sjelljen e tij politike dhe per menyren e pandryshueshme se si ai kerkon t’i kete nen kontrollin e vet institucionet e shtetit shqiptar, qofshin keto Kushtetuese apo jo Kushtetuese. Ajo cka ndodhi nuk eshte as rasti i pare, por nuk e quaj as te fundit. Zoti Berisha me siguri gjate javeve dhe muajve ne vijim, deri ne vitin 2009, do te perpiqet qe te realizoje kontrollin e te gjitheve institucioneve te drejtesise. Qe te shkoje ne vitin 2009, sipas konceptit te tij, i betonuar, i mbrojtur nga cdo akuze, dhe ai te kete te gjitha instrumentet e shtetit per te bere presione ndaj kundershtareve politike, jashte dhe brenda Partise Demokratike.

Eshte hedhur ideja sikur kompromisi mes Berishes dhe Rames po sjell edhe kete fuqizim te Kryeministrit, por edhe kete perplasje institucionale, pasi i hiqet edhe Presidentit ndonje gur rezerve qe kishte...?

Une jam plotesisht i bindur dhe e kam thene qe te nesermen e 21 prillit se kompromisi ose pazari politik qe solli ndryshimet e Kushtetutes, do te kishte rrjedhoja te njepasnjeshme per Shqiperine. Por ne menyre te vecante do te inkurajonte Kryeministrin Berisha ne synimet e tij per te kontrolluar te gjitha institucionet e shtetit shqiptar. Nuk kaluan shume nga ndryshimet e famshme Kushtetuese, dihet se si u bene dhe me cfare shpejtesie u realizuan, dhe zoti Berisha zbuloi fare qarte nje nga synimet e tij shume te qarta ne koken e tij, kontrollin e Gjykates se Larte permes imponimit te emrave qe deshiron ai dhe jo ato qe i takojne ne baze te se drejtes Kushtetuese Presidentit Topi. Zoti Berisha, jam po kaq i sigurte qe do te vazhdoje edhe me tutje ne perpjekjet per te kontrolluar institucionet e tjera sic thashe, Keshillin e Larte te Drejtesise dhe Prokurorine e Pergjithshme. Ai do te kerkoje ndryshime te tjera Kushtetuese, dhe do te gjeje momentin e duhur per te bere pazarin e radhes qe t’i ndermarre keto ndryshime Kushtetuese. Dhe per kete ai dihet qe nuk i duhet ngrene haku, eshte shume i zoti per te manipuluar, eshte shume i zoti per te bere tratativa te fshehta qe cojne uje gjithmone ne sherbim te tij, ne lendinen e tij te ares politike. Prandaj gjithcka qe behet sot e ka burimin nga ndryshimet jo transparente te 21 prillit ne Kushtetuten shqiptare, qe dobesoi poziten e Presidentit te Republikes. E ka kthyer ate sic edhe po deshmohet, ne nje gur qe kerkon ta vertise neper duar Kryeministri shqiptar. Ashtu sikurse iu dhane kompetenca Kryeministrit per te perqendruar me shume pushtete dhe per t’i perdorur si instrumente te kercenimit ndaj anetareve te grupit te tij parlamentar dhe partise se tij ne pergjithesi. Si dhe per te krijuar rrethanat qe ai te mund te zoteroje sa me shume te drejta dhe pushtete ne funksion edhe te zgjedhjeve te ardhshme parlamentare.

Meqenese jemi tek kreu i Partise Socialiste. Si i keni marredheniet me zotin Rama?

Marredheniet me zotin Rama jane te ftohta per shkak te zhvillimeve politike brenda te cilave ne nuk kemi te njejtat qendrime. Mungon komunikimi i drejtperdrejte dhe asgje me shume. Gjithsecili eshte ne rrugen e vet, ne punen e vet dhe me shpresen e zotit. Por as duke u lutur, as duke kerkuar, nese nje dite do te kete reflektime serioze ne emer te interesave te sa majtes dhe te nje fitoreje te mundshme ne zgjedhjet e ardhshme elektorale, do te ishim gati te uleshim ne tavolinen e diskutimeve per te diskutuar. Nuk eshte hera e pare qe e majta perjeton ndarje te tilla te perkohshme, nuk eshte hera e pare qe brenda te majtes ka debate te nxehta. Madje PS ka qene nje shembull klasik i ndarjeve dhe i debateve shpeshhere aspak konstruktive dhe jashte etikes me minimale njerezore. Ketu ne marredheniet midis nesh nuk behet fjale per marredhenie te karakterit te tille, me perjashtim te ndonje koke te nxehte dhe te vjeter politike qe ka mentalitete te tipit ekstrem komunist. Si parti ne kemi deshmuar gjithnje koherence ne qendrimet ndaj PS-se dhe do te vazhdojme ta vleresojme PS-ne si nje faktor shume te rendesishem politik, por qe ne pavaresisht sa jemi te medhenj apo te vegjel, nuk mund askush te na pengoje te themi fjalen tone, mendimin tone. Dua t’i siguroj qe, kurre Demokracia Sociale nuk do te behet bisht i askujt, aq me pak kryetari i saj. Ne kemi kerkuar dhe do te kerkojme gjithnje partneritet. Mencuria nuk vjen nga numrat. Ajo gjithashtu nuk vjen as edhe nga gjatesia trupore, as edhe nga gjeresia trupore. Mencuria dhe konstruktiviteti politik jane pjese e pervojes se gjate politike, e maturise politike dhe i mjaft cilesive te tjera intelektuale qe ne i kemi deshmuar ne keto 18 vjet tranzicioni.

Mendoni se ky eshte vetem privilegj juaji...?

Sigurisht jo te gjithe e kane kete privilegj ne politiken shqiptare, sepse qofte edhe nje e njemijta e asaj qe eshte thene e thuhet dhe keto dite qe po flasim te jete e vertete eshte mese e mjaftueshme qe te dilnin nga politika dhe ti linin shqiptaret te qete dhe te mos i mashtronin me. Gerdeci eshte shembulli me i fresket i amoralitetit jo vetem politik, por ne pergjithesi njerezor, qe mbi kockat dhe pluhurin e viktimave njerezore jane vene pasuri te pafund. Ashtu sikurse asnjehere nuk u be nje anatomi e asaj qe u quajt korrupsion galopant i para 2005, per te pare se si vune dhe nga kush u vune ato pasuri te pafund qeveritaresh qe sot dalin dhe shesin moral ne Kuvend apo jashte tij.

Bisedoi: Jakin Marena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›