E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama-shkodranëve: Votoni Rilindjen, Jozefina ka turpëruar Shkodrën

ramaShkodra ka qenë stacioni i radhës për autobusin socialist, ku kanë prezantuar kandidatët për deputet në këtë qark. Duke ju drejtuar shkodranëve, kryetari i PS-së, Edi Rama ka kërkuar votën e tyre për një Rilindje të vendit, ndërsa tha se dalja në opozitë e PD-së do ti jap mundësi dhe kësaj të fundit që të rilindë.
Deklarata
23 qershori është dita që Shkodra të bëjë atë që ka bërë gjithmonë, kur Shqipërisë i ka ardhur në majë të hundës, të japë një votë për PS-në, dhe jo për PD-në, të votojnë për Rilindje dhe jo për Jozefinën dhe shpurën e saj që e ka turpëruar Shkodrën. Ta rilind PD-në duke e quar në opozitë dhe duke e çliruar nga kthetrat e oborrit të një pushteti, që sot kur ka hyrë viti i parë i 100 vjetorit të dytë të shteti, nuk është në gjendjet ë përballet me plagët që ka hapur vetë, tha Rama.
Kandidatët
Duke u ndalur tek lista e kandidatëve të PS-së për këtë qark, Rama vlerësoi skuadrën e PS-së, ndërsa tha se këta janë njerëz që në politikë nuk janë për veten e tyre, por për Shqipërinë.  Këta janë njerëzit tanë dhe shembujt tanë. Qytetarë që në politikë nuk janë për të marrë, por të dhënë. Që në politikë nuk janë për vetë, por për familjen tonë politike dhe për Shqipërinë dhe qytetarët. Nga kjo tribunë, është dita për tju thënë disa fjalë gjithë shkodranëve, që në të drejtën e këtij zakoni në 1990 u rreshtuan kundër regjimit të Tiranës. Për thënë se sot një tjetër regjim në Tiranë cënon lirinë edhe dinjitetin e qytetarëve të këtij vendi. Një tjetër regjim në Tiranë me përfaqësues me një grup këtu që Shkodër merr zvarrë mësuesit për në mitingjet e Saliut dhe Jozefinës, deklaroi Edi Rama. Kandidatja Mimoza Hafizi është ajo që udhëheq listën e kandidatëve të PS-së në qarkun e Shkodrës ndërsa pas saj janë kandidatët, Tom Doshi dhe Paulin Sterkaj.

Topalli në Shkodër: Do të trefishojmë subvencionet për bujqësinë
Mandati i ardhshëm i Partisë Demokratike do të jetë mandati i Shqipërisë së zhvilluar europiane, ishte mesazhi i Jozefina Topalli në një takim me qindra banorë të fshatit Hajmel të Shkodrës. Mandatin e ardhshëm do të trefishojmë subvencionet për bujqësinë. Por qëllim ynë është që mandatin e ardhshëm ta bëjmë fshatin, në çdo qark të Shqipërisë, që ai të jetë i krahasueshëm me qytetin për nga shërbimet. Bujqësia do jetë ndër pioritetet e mandatit të ardhshëm. Bujqësia është mundësia për të rritur punësimin. Bujqësia është mundësia për të rritur të ardhurat. Bujqësia është mundësia për të bërë jetën më të mirë. Në katër vitet e ardhshme të mandatit të ri me Kryeministër Sali Berishën ne kemi mundësi ta bëjmë Shqipërinë një vend të zhvilluar dhe një vend evropian, premtoi Topalli. Jozefina Topalli, shoqëruar nga kandidatë për deputetë të PD-së të këtij qarku, tha se në 23 Qershor shqiptarët me votën e tyre do e largojnë përgjithmonë nga politika, e do i thonë lamtumirë Edi Ramës njeriut që bllokoi statusin, e që mbajti peng rrugën e integrimit të Shqipërisë drejt BE-së. Ndërkohë në Hajmel 270 të rinj u anëtarësuan në Partinë Demokratike. Jozefina Topalli duke u dhënë kartat e anëtarësimit tha se ju, të rinjtë jeni pjesë ë ndryshimit, jeni pjesë e fitores. Të rinjtë i besojnë dhe do të votojnë Partinë Demokratike dhe Sali Berishën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›