Rama shkon ne Shkoder vetem ne 2 studio TV
E diela ishte dite e thate ne te gjithe vendin ca me teper ne qarkun e Shkodres qe eshte permbytur masivisht. Por sigurisht uji vazhdon te jete i pranishem ne shtate lagje te qytetit verior ca me keq akoma fshatrat e komunave perreth. Ne kete dite te fundit te javes problematike te permbytjeve Edi Rama shkoi ne Torovice te Lezhes dhe mandej kaloi dhe nje xhiro nga Shkodra.
Ne qytet te pjesa e thate ku kepucet me lekure gjarpri nuk demtohen Rama ka shkuar ne studiot lokale te News 24 dhe Top Channel e atje ka folur dy llafe per njerezit.
Edhe pse ishte fare afer vetem disa qindra metra larg zones se fatkeqesise natyrore z.Rama nuk u afrua tek ujerat qe kane pushtuar gati gjysmen e qytetit.
Ai u mjaftua te dilte ne ekranet e ketyre dy televizioneve te cilat i siguruan shpejt e shpejt nga nje mikrofon qe te shperndante idealin e tij ate te ndihmes qe duhet ti jepet qytetareve te permbytur qe tha se jane ne pike te hallit e qe duhet tu zgjidhen te gjitha hallet.
Por as perpara dhe pas ketyre dy intervistave z.Rama nuk denjoi te dale si te thuash ne vendngjarje per te takuar qofte dhe nje qytetar te vetem e per ta pyetur si po shkojne hallet.
Ca me keq z.Rama nuk denjoi dje te takoje ne viziten e tij te vonuar deri ne pavleresi ne Shkoder as edhe ndonje ithtar te tij ose me thjesht akoma as dhe nje anetar apo simpatizant te Partise Socialiste. Ego e tij pamundesi e PS lokale per te mbledhur njerez apo frike se kepucet e dashura me lekure gjarpri te importuara kete e di vetem z.Rama. Qytetaret dijne vetem ate qe shprehen dhe mbreme ne media Ka ardhur Edi Rama ne Shkoder. Bah na ne Shkoder jena kurrkush nuk e pa.