E Diel, 1 Nëntor 2026

Tetova e zona te tjera ne Maqedoni perballe pasojave te permbytjeve

Nga reshjet e panderprera kane vershuar shtreterit e disa lumenjve ne Maqedoni duke shkaktuar mjaft deme ne dhjetra shtepi si ne fshtarat e Tetoves po ashtu edhe ne zona te tjera te Maqedonise.

Ne fshatin Raotince te Tetoves jane derguar pjesetare te ushtrise per te ndihmuar popullaten. Jane perdorur pompa me kapacitet prej treqind litrash ne minute per te terhequr ujin nga shtepite dhe oborret e banoreve.

Ne rajonin e Dibres se Madhe sic njofton Drejtoria republikane per menaxhimin e krizave ujrat e lumit Radika kane filluar te terhiqen.

Ne nje fshat te Velesit ne Maqedonine qendrore eshte shembur nje ure nga ujrat e rrembyeshme te Vardarit. Vershime ka edhe ne zonat juglindore te Maqedonise. Jane vershuar fusha te tera te mbjella me oriz.

Autoritetet thone se po analizojne demet dhe se po ndermarrin masat e nevojshme per te penguar pasojat e vershimeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›