Shkoder Ne disa zona uji ka arritur lartesine deri ne 3 metra kurse brenda ne qytet deri ne 1.6 meter

Njoftimet me te fundit nga shtabi i emergjencave civile per Shkodren njoftuan se siperfaqia e permbytjes eshte rritur edhe gjate dites se kaluar me rreth 130 hektare duke arritur ne 14130 hektare toke bujqesore .
Nderkohe ne komunat e zones fushore te Nenshkodres si dhe ne 6 lagjet hyrese te qyteetit tashme gjenden te rrethuara nga uji 4619 banesa ndersa 2580 shtepi raportohen nen uje.
Zonat me problematike vazhdojne te jene komunat e Dajcit Anes se Maliet Velipojes Bushatit dhe Berdices si dhe lagjet hyrese te qytetit te Shkodres me rreth 20 mije banore.
Ne disa zona uji ka arritur lartesine deri ne tre meter kurse brenda ne qytet deri ne 1.6 meter.
Megjithase jane angazhuar rreth 1500 forca te ushtrise dhe policise si dhe qindra mjete transporti ne operacionet humanitare per evakuimin e banoreve dhe shperndarjen e ndihmave te para ushqimore nje pjese e banoreve ankohen se ende nuk u eshte ofruar ndihma e nevojshme.
Zv. Kryeministri Ilir Meta i cili eshte ngarkuar nga qeveria per te ndjekur nga afer situaten ne zonen e fatkeqesise natyrore beri te ditur se gjendja vazhdon te jete e renduar dhe se te gjitha strukturat e emegjencave po puneojne panderprerje ne zonat me problematike te permbytjes.
Siperfaqia nen uje vleresohet te jete ne rreth 14 mije hektare nderkohe qe numri i te evakuarve eshte mbi 12 mije.Persa i takon shkarkimeve ato kane pesuar nje ulje te ndjeshme megjithate shqetesim kryesor per situaten ne te cilen ndodhemi eshte niveli i larte i Liqenit te Shkodres. Ndihma te tjera po vijne nga Italia Austria dhe venede te tjera si dhe nga biznesmene te ndyshem.
Shtrirja e siperfaqes se permbytjes ka krijuar edhe probleme sanitare per shkak te bashkimit te ujrave te zeza me ujrat e bardha.
Rruget e qytetit kane nisur te mbajne nje ere te rende dhe strukturat sanitare po bejne disifektimin me klor.
Problematike eshte edhe situata ne ujesjellesin e qytetit i cili permbytet here pas here megjithse eshte rrethuar me ngut me nje brez mbrojtes.
Autoritetet e kane perqendruar vemendjen ne stacionin e pompimit te ujesjellesit pasi demtimi i tij mund te perkeqesonte me tej situaten humanitare per rreth 140 mije banoret e qytetit te Shkodres.