E Diel, 1 Nëntor 2026

“Rama shoqërohet nga paranoja dhe frika”

15-05-2013 / Gazeta 55

Kandidati i LSI për qarkun e Durrësit, Lefter Koka

Kandidati për deputet i LSI për qarkun e Durrësit, Lefter Koka ka komentuar mbi garën elektorale që pritet të zhvillohet në Durrës më 23 Qershor. Zoti Koka komentoi deklaratat e Ramës mbi Agron Dukën, ish-ministër socialist sot kandidat i PR. “Mendoj se Duka dhe disa eksponentë të tjerë të PS do i konsideroja vlera të pamohueshme në këtë parti. Dhe largimi i zotit Duka me këtë motivacion se dy njerëz kishin lidhje familjare ngjan si para viteve ’90, ku dy kunetër nuk arsimohen në universitet, vetëm njëri po, se nuk marrin dot të dy patentën etj.. Rama shoqerohet nga paranoja dhe frika për një aleancë që mund ta dëmtonte. Por Duka ka kontributitet e tij në PS dhe do jepte vlera në PS” ,deklaroi ai.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›