E Diel, 1 Nëntor 2026

Vëzhgimi/ Rama braktis fushatën, sepse s’i funksionojnë gënjeshtrat – zhytet në spekulime me kaseta të montuara dhe me keqpërdorimin e Kominternit Socialist

15-05-2013 / Gazeta 55

E çuditshme por e vërtetë.  Edi Rama ditën e djeshme ishte në dy vende njëkohësisht, në të njëjtën orë, në të njëjtën minutë dhe në të njëjtën sekondë. Sipas edicioneve të lajmeve paraditen e djeshme kreu i PS Edi Rama ishte në Lezhë në një miting, ndërsa sipas rrjetin social “Tuiter” në të njëjtën kohë ai ishte në Londër duke u takuar me përfaqësues të Internacionales socialiste dhe ish-kryeministrin anglez Toni Bler. E vërteta është se Edi Rama ishte në kryeqytetin e Anglisë, në Londër për t’u takuar me ca socialistë të Internacionales, ndërsa takimi në Lezhë ishte i para tre ditëve, i cili ishte xhiruar dhe montuar për t’u dhënë në momentet kur kreu i Partisë Socialiste nuk është në Shqipëri. Strategjia e mbushjes së kohës televizive me propagandë mediatike të bërë në kuzhinën e videomontazheve  televizive është jo serioze për partinë më të madhe të opozitës, e cila ka tetë vite në opozitë dhe normalisht do mbushte sheshet me alternativën e saj.  Mirëpo ishte për të ardhur keq mitingu i Edi Ramës në Lezhë,
sidomos nëse e krahason me makinerinë elektorale të kryeministrit Berisha që mitingjet i ka armën më të fortë në zgjedhje. Edi Rama u braktis nga socialistët Lezhjanë sepse baza nuk u pyet fare për përbërjen e listës së kandidatëve të sigurt për deputet të Partisë Socialiste. Arroganca me të cilën Edi Rama futi në listën e sigurt të PS jo socialistë dhe biznesmenë pa lidhje me kontribute 4 vjeçare në opozitës ishte dhe moment që theu vazon. Këtë gabim elektoral Edi Rama e mësoi tre ditë më parë në Lezhë, ku në prezantim i kandidatëve të qarkut të Lezhës ishin veç farefisi i katër kandidatëve të Partisë Socialiste dhe po përpiqet ta korrigjojë me lobingje jashtë vendin duke dhënë idenë se është i mbështetur nga faktori ndërkombëtar. E vërteta është se Edi Rama është braktisur nga strukturat e Partisë Socialiste që janë shkrehur pa ende filluar gara elektorale.
Kadeli i përgjigjet Ramës pas akuzave si tradhtar/  “Përgjigjen ta dhanë lezhjanët, të braktisën takimin”
Kandidati për deputet Gjovalin Kadeli reagon për akuzat e kreut të PS-së, Edi Rama. Përmes një deklarate për mediat Kadeli shprehet se vlerësimin për të si deputet aktual në pritje për tu rikonfirmuar sërish, e dhanë qytetarët lezhjanë me braktisjen e takimit të PS. “Ju deshën tre ditë për montazhin e kronikes pasi aktiviteti është bere më pare. Rama përgjigjen do ta marrë më datë 23 qershor”, thekson ai. Një ditë më parë kryesocialisti Edi Rama teksa prezantoi kandidatët e skuadrës së Rilindjes në qytetin e Lezhës, foli me tone të ashpra për deputetin e larguar nga PS tashmë në radhët e demokratëve, Gjovalin Kadeli, të cilin e cilësoi si tradhtarin e socialistëve. “Dua të shpreh këtu në këtë shesh të gjithë përbuzjen time për një tradhtar si Gjovalin Kadeli, i cili erdhi katër vjet më parë në parlamentin e Shqipërisë me votat e socialistëve dhe progresistëve të Lezhës. Sot katër vjet më vonë u ka kthyer atyre kurrizin duke dhënë votën vetëm për një karrige druri me katër këmbë që është turpi i përhershëm i tij dhe i turpit të tij në këtë qytet” deklaroi Rama.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›