E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti i BE-se me 20 tetor vizite ne Tirane

Presidenti i Bashkimit Evropian Herman Van Rompuy do te jete ne Tirane per nje vizite zyrtare me daten 20 tetor. Lajmi dhe data e sakte e vizites se kreut te BE-se konfirmohet nga Kryeministria. Vizita e Presidentit te BE-se eshte ne serine e nje turi rajonal qe Rompuy do te zhvilloje ne te gjitha vendet e rajonit. Ne axhenden paraprake te qendrimit te tij ne Tirane Herman Van Rompuy do te takohet me Kryeministrin Sali Berisha. Sipas Kryeministrise ne perfundim te takimit eshte parashikuar edhe nje konference e perbashket per shtyp. Autoriteti i Presidentit te BE-se eshte vendosur pas struktures se re te institucioneve. Presidenti i BE-se ne hierarkine e institucioneve eshte me i rendesishmi bashke me ate te perfaqesuesit per Marredheniet me Jashte detyre e cila mbahet nga Catherine Ashton.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›