Rama shperblen Priftin, e fut ne PS Qamil Xhani
Pak kohe nga akuzat e forta qe leshuan ndaj njeri-tjetrit, me deklarata qe tronditen mbare opinionin publik, Dritan Prifti dhe Edi Rama do te ulen ne te njejten tryeze per te marre vendime te perbashketa per te ardhmen e Partise Socialiste dhe vete opozites. Ish-ministri i Ekonomise, i akuzuar per korrupsion nga Edi Rama, ne nje fushate qe zgjati disa muaj, do t'i bashkohet shume shpejt grupit parlamentar socialist dhe per kete do t'i paraqese edhe nje kerkese formale ketij grupi. Nderkohe qe vete Prifti do te jete tani e tutje perkrah Rames, njeriun qe e ka akuzuar rende vetem pak kohe para se iku nga LSI. Keshtu, ish-ministri i Ekonomise, Dritan Prifti eshte pranuar zyrtarisht ne Partine Socialiste. Tryeza e aleateve te Opozites se Bashkuar, e mbledhur pasditen e djeshme ka marre ne shqyrtim pranimin e tij ne radhet e saj, ndersa shume shpejt mandati i tij si deputet do t'i bashkengjitet grupit parlamentar te PS. Kalimi i Dritan Priftit ne kampin e majte mund te konsiderohej normal, nese mes tij dhe Rames nuk do te ishin nje varg akuzash nga me te rendat ne politiken shqiptare. Gjate kohes qe mbante postin e ministrit te Ekonomise, sulmeve per pasurine e tij nga opozita, Prifti ju pergjigj me akuza denigruese per kreun e PS-se. Ai e akuzoi Edi Ramen per perdorim droge dhe devijime te karakterit seksual, akuza per te cilat Prifti deklaroi publikisht se dispononte prova. Kthesa e ish-ministrit dhe deputetit te LSI-se erdhi pas publikimit te videos, ku shfaqej ai dhe ish-zv/kryeministri Ilir Meta, e cila u perdor nga PS-ja per te sulmuar mazhorancen. Dje formalisht opozita duket se i ka dhene "shperblimin" politik deputetit Prifti per regjistrimin e bisedes me ish-kryetarin e partise se tij. Pas takimit te aleateve, Prifti u shpreh per mediat se ka qene opozita, ajo qe e ka kerkuar pranine e tij ne radhet e saj. "Une kisha nje ftese nga tryeza e Opozites se Bashkuar, ju pergjigja sigurisht me deshiren me te madhe per te qene pjese e vazhdueshme, te ketij bashkimi opozitar. Une e kam deklaruar edhe me pare qe jam nje deputet ne opozite me vullnet te plote per te qene ne opozite",-tha Prifti. Ai konfirmoi se do t'i rikthehet jetes politike ne partine nga ku u largua shtate vite me pare per te themeluar LSI. "Une se shpejti do te bej kerkese qe te jem ne grupin parlamentar te PS. Nuk mund te vazhdoj te qendroj ne grupin e LSI, tashme jam nje deputet i pavarur, por pa diskutim ne ditet e ardhshme do te bej nje kerkese zyrtare per t'u bere pjese e grupit parlamentar",- tha Prifti. Kalimi i tij ne PS eshte paralajmeruar disa dite me pare nga vet kreu i PS-se, por duke lene te kuptohet se ish-ministri "ka rruge te gjate per te bere". Nderkohe qe ardhja e ish-rivalit te dikurshem te PS-se, ne mjaft deputete te selise roze mund te ngjalli reagime. Prifti shtoi dje se do te jete i angazhuar ne betejen opozitare per afrimin e zgjedhjeve te parakohshme. "Kemi diskutuar sot me te gjithe faktorin opozitar ne lidhje me situaten, ne lidhje me deshiren tone per te vazhduar rezistencen paqesore me te gjitha mjetet qe kemi ne dispozicion, qe une dhe te gjithe te tjeret kemi ne dispozicion per t'u shkuar deri ne fund qendrimit opozitar, deri ne realizimin e zgjidhjes politike, pra te zgjedhjeve te reja per shqiptaret",-tha dje per mediat, Prifti, pas takimit me aleatet.
Koci: "Vendosmeria e Priftit, te vazhdohet nga opozita"
Kryetari i Partise Socialiste te Vertete, Petro Koci u shpreh se vendosmeria e Dritan Priftit per te denoncuar korrupsionit duhet te vazhdohet edhe nga PS dhe opozita ne teresi. Duke folur per afrimin e Priftit ne opozite, Koci u shpreh se "fillimisht ai na informoi lidhur me marredheniet qe ka krijuar me drejtesine dhe mendoj se akti i tij i denoncimit eshte shume i rendesishem, por qe duhet te pasohet dhe nga vendosmeria e opozites, por edhe e qytetareve per te vazhduar aksionin politik per rrezimin e mazhorances aktuale ne pushtet". Nga ana tjeter, Koci ka theksuar se opozita do te vazhdoje betejen e saj per te rrezuar mazhorancen aktuale. "Sapo mbyllem nje mbledhje te Opozites se Bashkuar per te vazhduar shqyrtimin e situates politike ne vend dhe natyrisht per te vazhduar vendimmarrjen lidhur me aksionin politik dhe qytetare te opozites per te rrezuar kete qeveri te korruptuar ne pushtet dhe per te sjelle nje realitet te ri politik dhe institucional ne vend", u shpreh dje Koci.