E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama shtyn pas zgjedhjeve festen e 22 vjetorit te PS

Nuk ka festë për 22 vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste. Konfirmimi ka ardhur nga vetë kryetari përmes një postimi në blogun e tij, me titull “Krenar për PS”. Shkaku duket se është fetë fushata elektorale. Pasi bën urimet për ditëlindjen e partisë së tij, Rama kërkon nga socialistët që të festojnë aty ku ndodhen, në fushën e betejës zgjedhore. “Le të urojmë njëri-tjetrin thjeshtë Gëzuar!”, shkruan kryesocialisti, ndërsa shton se festën tradicionale të kësaj ditëlindjeje do ta bëjnë pas zgjedhjeve, nëse fitojnë. Deri atëherë, Rama kërkon që të vazhdojë lufta për çdo votë. Partia Socialiste u themelua më 12 qershor 1991 dhe kryetar i saj u zgjodh Fatos Nano. Ky i fundit, përmes mediave, ka pohuar se kjo është festa e fundit e Ramës në PS. I larguar nga drejtimi i partisë më 2005, kur u zëvendësua nga kryetari aktual Rama, Fatos Nano uroi socialistët e thjeshtë që këtë herë të qëllojnë në shenjë!

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›