E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manovrimi i gabuar sjell perplasjen e tre makinave

Një manovrim i gabuar në trafik, ka shkaktuar aksident duke përfshirë tre automjete. 

Ngjarja ka ndodhur në orët e paradites pranë mbikalimit të Rinasit, në segmentin që e lidh atë me Aeroportin Nënë Tereza. 

Automjeti tip “Volkswagen Golf”, me targa AA 956 DM, që vinte në këtë drejtim ka prerë rrugën majtas për të hyrë në një dalje të rrugës, dhe në këtë moment është përplasur nga nja “Fiat Barvo” që vinte në korsinë e vetë në drejtim Rinas-Qafë Kashar. 

Edhe automjeti “Hyndai Trajet” që ishte në korsinë e “Golf-it”, nuk ka mundur të shmangë përplasjen me të, duke i dhënë një goditje të dytë. 

Për pasojë është dëmtuar rëndë dhe është dërguar në gjendje kritike për jetën drejtuesi i atomjetit tip “Golf”, ndërsa dëmtime të lehta ka marrë drejtuesi i automjet tip “Fiat Bravo”. 

Aksidenti ka vështirësuar për 2 orë edhe lëvizjen e automjeteve në këtë segment.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›