Rama akuza mazhorances per vdekjet e minatoreve

Kryesocialisti Edi Rama prezantoi kandidatët e tij në Bulqizë. Ai e quajti të turpshme heshtjen e mazhorancës përballë kushteve vdekjeprurëse të minatorëve.
Minatorët e Bulqizës i krahasoi me skllevërit.
Për gjendjen e tyre, Rama fajësoi ata që i quajti bajraktarët e Tiranës.
“Për t’i dhënë fund zinxhirit të vdekjeve që pasojë njëra tjetërn jo për faj të minatorëve por për faj të atyre që shkelin kontratën koncesionare në mënyrë të paskrupullt”.
Lideri socialist akuzoi direkt mazhorancën se ndonëse pati 8 vjet kohë për të përmirësuar situatën, bëri sehir përballë serisë së vdekjeve në miniera.
Sulmet ndaj rivalëve i vazhdoi me fondet e ndihmës ekonomike, të cilat tha se demokratët I përdorin për të financuar drekat e fushatës.
“Demokratët kanë ngrënë drekë me lekët e ndihmës ekonomike. Ndihmën ekonomike e kanë kthyer në lakun në fyt”.
Rama foli për një regjim skllavërues të Tiranës që mund të rrëzohet me votë. Ai premtoi vëmendje të veçantë për Bulqizën, që historia të mos përsëritet.