Rama Do te rimekembin Dibren e harruar ne gjithe keto vite
Iu drejtua dibranëve me shprehjen e Kryeministrit duke pasur në thelb pikërisht apelin për destinacionin e votës në 23 qershor.
“Dibranët të japin ujë në bisht të lugës” ishte shprehja e Kryeministrit , për ti lënë të kuptojë kundërshtarit të tij se nuk do të mund të lëkundë besimin e kësaj zonë.
Të njëjtën fraze përdori dhe Rama sot, duke synuar që t’i kundërpërgjigjet Berishës, e kjo nisur nga entuziazmi që e mbërtheu nga pamja që kishte sheshi ku Partia Socialiste organizoi takimin elektoral në qytetin e Peshkopisë.
“Çdo gjë do të kisha besuar, por që ky shesh sot të ishte mbushur, s’do e kisha besuar. I mahnitur nga mikpritja. Në këtë qark që për vite me radhë i besoi PD-së dhe që sot e gjen veten të braktisur, të rrënuar. Kjo pamje është një përgjegjësi shumë e madhe për të gjithë ne, për zotimet që kemi marrë për Dibrën e që do t’i bëjmë realitet duke filluar nga rruga e Arbrit”, vuri në dukje Rama.
Sipas kreut të PS-së, rrënimi në Dibër do të ndalet më 23 qershor, me numrin 29, që do të çlirojë një energji të jashtëzakonshme të këtij populli për një rilindje të jashtëzakonshme.