E Diel, 1 Nëntor 2026

Tapitë e legalizimeve, Basha: Bashkia do ua çojë në shtëpi atyre që kanë aplikuar

Pas procesit të hipotekimit, kreu i Bashkisë Lulzim Basha është angazhuar të përfundojë edhe procesin e legalizimit. Në një takim me banorë të Bregut të Lumit, z. Basha është zotuar se tapitë e legalizimit, atyre që kanë aplikuar do ua çojnë nëpër shtëpira. Kryebashkiaku Basha u ka kujtuar banorëve, se i vetmi kontribut i Edi Ramës për legalizimin kanë qenë fadromat që u çoi për tu prishur shtëpitë.

Veçanërisht këtu në Breg të Lumit e mbaj mend fort mirë se çfarë qëndrimi ka mbajtur pala tjetër. Konkretisht, ish-kryetari mu këtu ka qenë e ka sjellë fadromat, ju e mbani mend shumë mirë. 11 vjet ka pas mundësi për ta ndihmuar procesin e legalizimit se ka bërë, 11 vjet ka pas mundësi me e mbyll procesin e hipotekimit, lejeve që i ka dhënë me firmën e tij, se ka bërë. Çdo tapi legalizimi për ata që kanë aplikuar për legalizim do tju sillet juve këtu, në vend që të shkoni ju tek zyrat, ky është zotimi im theksoi z. Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›