“Rama s’po pyet njeri për listat, tre ligjet duhen votuar”
Reagon deputeti Socialist, Asllan Dogjani
I bindur se ka mbështetjen e zgjedhësve te qarkut te Kukësit, të cilët i ka përfaqësuar ne 4 vitet e fundit, deputeti socialist Asllan Dogjani pas vendimit te kryesocialistit për te mos e kandiduar lë të hapur mundësinë e bashkimit ne 23 qershor me një force tjetër politike ose daljen si kandidat i pavarur. Dogjani shpërfill vlerësimin qe kryesocialisti ka shprehur për të gjatë prezantimit të kandidatit që do ta zëvendësojë në Kukës, ndërsa e akuzon atë se shkel në mënyrë konstante statutin, duke vendosur pa pyetur strukturat e partisë për çdo gjë, përfshirë këtu edhe listat për deputet.
S’ka rëndësi çka thotë një individ duken rezultatet. Ai s’ka mbledhur kryesinë dhe deputet që prezanton nuk kane marrë miratimin e kryesisë. Sipas Dogjanit Rama vendosi vetëm jo vetëm për çështjet e brendshme të partisë, por dhe ato me rendësi kombëtare, siç është rasti i vendimit politik për të mos miratuar 3 ligjet. Për herë të parë deputeti socialist thotë se 3 ligjet duhet të votohen. Listat e Partisë Socialiste për deputet kanë shkaktuar pakënaqësisë dhe tek figurat e tjera të kësaj forcë politike. Erion Braçe ka shprehur hapur pakënaqësinë, teksa e cilëson si të pandershme dhe të padrejtë atë që po ndodh. Edhe strategu i Partisë Socialiste, Servet Pëllumbi apo ish-presidenti Mejdani janë shprehur disa herë publikisht që listat e deputetëve duhet të hartohen në koordinim me strukturat e partisë.