Rama, struc në të gjitha stinët
S’mbarojnë seritë sjelljes politike prej struci të kreut të PS-së. Ai po ia fsheh gjithmonë publikut synimet e tij, dhe po i kamuflon përmes veprimeve prej spurdhjaku partiak që s’merr përsipër asnjë përgjegjësi. Ai s’pranon as beteja elektorale, as pranon partneritete politike e as rezultatet zgjedhore. Duke iu trembur zgjedhjeve si djalli temjanit, Edi Rama është aktiv veç në përpjekjet për të dëmtuar rivalët - si në verë, ashtu edhe në dimër – një struc i vërtetë në politikë
Debati më i fundit për “imunitetin”, përpos apelit, por për më tepër argumenteve të mazhorancës për votimin e tij, konfirmon nga ana tjetër qëndrimin prej stuci të Edi Ramës. Pa dallim dhe në çdo stinë, për çfarëdo debati të skenës politike, ai fshihet mes cicërimave në formë glasash në “twitter”-in e tij.
Në fakt, me këtë shmangie të zgjedhur prej atij vetë, me shumë gjasa Edi Rama qëllimshëm ka zgjedhur njëherazi të bëjë edhe rolin e strucit, i cili duke zhytur kokën në rërë pretendon se nuk e shohin.
Pikërisht, këtë “sjellje” prej struci, Edi Rama ka përqafuar dhe e ka bërë të tijën..., sepse kështu “i vjen më shumë për shtat”, situatës në të cilën ndodhet, në kushtet e “thatësirës” së argumenteve anti-imunitet… edhe nga Pandeli Majko.
Ndaj më së fundmi edhe fshihet mes relaksit të pushimeve të ditëve të nxehta të gushtit. Në fakt për atë gjithë vit është “i nxehtë”, “nxehtësi” që i lejon të fshihet te “twitter”-i, prej nga bën opozitë mes glasave e ciu-ciu.
Ky është Edi Rama..., nuk mund të presim të ndryshojë.
Atë di të bëjë më mirë ai..., të fshihet...
Fshihet gjithmonë.
Gjithmonë nuk merr përsipër përgjegjësi.
Gjithmonë nuk pranon beteja elektorale.
Gjithmonë nuk pranon partneritete politike e as rezultatet zgjedhore…
Të fshehurit e Edi Ramës dhe të luajturit prej ti të rolit të “atij që kur harron nuk mban mend”, është pjesë edhe e “strategjisë” së të cilën ai e vë në zbatim, sa herë që nuk di se çfarë të thotë, e si të mbrohet. Kjo heshtje e Edi Ramës, nuk lidhet me sezonin e pushimeve. Ai e ka bërë edhe herë të tjera këtë rol...
E ka bërë sa herë, sikurse edhe gjatë kësaj periudhe.
Por, ama kjo fshehje e tij, nuk do të thotë se ai i qëndron larg pritshmërive të rezultateve politike.
Por këto rezultate i kërkon në mënyrën më të gabuar të mundshme.
Rezultatet politike i kërkon duke menduar si të dëmtojë rivalët.
Por, nisur nga çfarë ai di të bëjë më mirë, në kompleks me kapacitetet që “administron”, “të gënjyerit e vetes” se po dëmton rivalin, është vërtetë gjëja më e mirë që ai di të bëjë...
... Sepse..., sepse, por të bjerë fjala për të ofruar diçka vetë, si alternativë në “përplasjet” politik, jo e jo nuk di ta bëjë..., por edhe të ofruarit konsensus i qëndron shumë..., shumë..., larg...