E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi: Nisin punimet e segmentit Levan-Fier Eglantina Nasi

"Sot kam nje lajm te mire, per te gjithe ata qe udhetojne nga dhe drejt Jugut te vendit. Kemi nisur punimet ne segmentin Levan-Fier, 7.2 kilometra. Perfundojne per 35 dite". Nje konfirmim i tille eshte bere dje nga ministri i Puneve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi, permes rrjetit social, “Facebook”. Duke e cilesuar kete si nje hap pozitiv lidhur me realizimin e punimeve ne kete aks infrastrukturor mjaft te rendesishem per Jugun e vendit tone. Kujtojme se segmenti rrugor Levan-Fier, eshte pjese e autostrades Levan-Vlore, pjese e korridorit Veri-Jug, por ne te njejten kohe, edhe e Korridorit VIII Trans- Evropian. Dhe si i tille, ai merr nje rendesi te madhe strategjike per vendin tone. Nderkaq, projekti i ndertimit te ketij segmenti rrugor, eshte hartuar qe ne vitin 2004, por qe e ka njohur nisjen e zbatimit te tij ne vitin 2007. Dhe realizimi i tij, eshte konsideruar se do te kete nje imapkt te madh ne parandalimin e aksidenteve rrugore ne kete rruge. Nderkaq, gjate rruges se tij, projekti ne fjale, u ndryshua, gje qe sollen edhe nevojen per financime shtese rreth tij. Se bashku me projekte te tilla te rendesishme si By Pass-i i Fierit, apo ne teresi, aksi Levan-Tepelene, edhe Levan-Fier, konsiderohet si nje segment me rendesi potenciale per qarkullimin ne jug te vendit. Duke kompletuar ne teresi gjithe infrastrukturen e dikurshme te demtuar te kesaj pjese te vendit, premtim i kesaj mazhorance qe ne vitin 2005 kur erdhi ne pushtet. Kujtojme se vetem para pak kohesh, u inauguruan punimet e aksit te rendesishem Levan-Dames, i realizuar me nje investim prej 42 milione eurosh dhe qe shkurton me rreth 30 minuta rrugen nga Fieri ne Fratar.

PROBLEMATIKA

Aksi rrugor Levan-Fier, ka paraqitur gjithmone nje problem per qytetaret qe udhetojne drejt Vlores dhe ne teresi rivieres turistike ne jugperendim te vendit. Per kete arsye, rehabilitimi i tij perben nje lajm te mire, sic ka konfirmuar edhe ministri Sokol Olldashi. Me nje gjatesi rreth 8-10 kilometrash, ky aks rrugor ka qene problematik per vete faktin se gjendej mes dy pjeseve te ndertuara tashme ne jug te vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›