E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama sulmon sërish intelektualët

Kryetari i PS-së, Edi Rama, ka shfaqur nervozizëm dhe sarkazëm ndaj thirrjes që po i bëjnë çdo ditë qindra intelektualë të fushave të ndryshme. Pasi i cilësoi çengie të oborrit qeveritar, dje ai i ka cilësuar një turmë të gjithë ata artistë, shkrimtarë, mjekë etj., që me anë të një letre të hapur i kërkojnë Ramës të ndërpresë grevën dhe të mos pengojë rrugën e integrimit me anë të protestave. Nuk po lënë gur pa luajtur e gjë pa bërë, për ti ikur të vërtetës së kësaj greve, duke na sulur të gjitha forcat e propagandës qeveritare. Nga turmat e mbledhura me lista, tek listat e intelektualëve të kthyer në turmë, - tha dje Rama. Ai nuk ka preferuar të komentojë qëndrimin që mbajti së fundmi dhe një nga studiuesit më me emër, drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Aurel Plasari, i cili i krahasonte tezat e Ramës me tezat e Enver Hoxhës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›